Kujt nuk i ka ndodhur që prej fillimit të sezonit të plazhit ta ketë kryefaqen e Instagramit të mbushur me foto nga deti ku njerëz me trupa perfektë duken sikur kanë zbritur nga ndonjë planet tjetër?! E dimë mirë sa e sa filtra e editime janë përdorur për të arritur atë foto, mirëpo prapë e kemi të pamundur ta shmangim ndjenjën e pasigurisë.

Të rrallë janë ata që e tregojnë realitetin siç është në rrjetet sociale dhe edhe më të rrallë janë personazhet e famshëm që e bëjnë këtë gjë. Por kur bëhet fjalë për njerëzit që shprehen gjithmonë pa dorashka, Rozana Radi është gjithmonë në listë.

Këngëtarja ka publikuar një foto pa filtra e pa fotoshop, me kilogramët që ka shtuar dhe me vetëbesimin që duhet të ketë çdo vajzë. Pjesa më e bukur është pikërisht përshkrimi i fotos, disa fjalë që pasi t’i lexoni do t'ju bëjnë të ndiheni më mirë.

“Po, kam shtuar kilogamë dhe kjo nuk më bën më pak grua tërheqëse. Nuk do të thotë që të shtosh disa kg nuk je një grua inteligjente. Nuk do të thotë që po pate celulit, burrat nuk të duan më si më parë. Eshte problemi juaj që zgjidhni “burra” që ju duan për shalë. Është problemi i të gjithave ju me adresa fallco, që mjafton të kesh vënë pak bark dhe turreni me SMS për të bulluar këdo që ju del përpara në rrjetet sociale. Është thjesht të mos kesh “fytyrë” e te gjykosh fytyrën e tjetrit. Unë jam tipi i gruas që më kënaq një perëndim. Unë jam tipi i gruas që qaj me një film. Nuk më impresionojnë muskujt te një burrë, edhe pse i vlerësoj ata që merren me sport. Preferoj të dëgjoj nga një burrë që bisedat me mua janë ato që i pëlqejnë më shumë tek unë. Mënyra si qesh, si surprizohem.... Një kilogram më shumë në trup nuk më bën më pak të lexuar #unënukjamperfekte”, -ka shkruar Rozana.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ð??ð??¾ð???ð??°ð??½ð??° ð??ð??°ð??³ð??¸ ð?¥? (@rozana_radi) on

Ndërsa ne e mbështesim plotësisht.