Këngëtarja shqiptare Adelina Thaçi bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale një muaj më parë se ishte prekur nga Covid-19, edhe pse ishte treguar shumë e kujdesshme. Ajo rrëfeu se kishte qëndruar në shtëpi për 3 muaj, ndërsa muajin e fundit që kishte dalë, ishte gjithë kohën e pajisur me masa mbrojtëse.

Këngëtarja tha se kishte simptoma si: lodhje e trupit, dhimbje të syve, kokës dhe qafës, si dhe temperaturë 37.5. Ajo gjithashtu nuk i kurseu kritikat ndaj atyre që e dinë dhe e fshehin faktin që janë të infektuar.

“Ju lutem mos fshihni që jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtëse, e ju njerëz që e fshihni duhet t’ju vijë turp, e që e di që jeni të shumtë!”, -shkruante ndër të tjera ajo.

Ndërsa dje Adelina ka postuar një foto me të bijat duke u relaksuar në bregdetin e Sarandës.

“Jam e lirë”, -thuhet në një nga hashtagët me të cilët këngëtarja ka shoqëruar foton.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adelina Thaqi Meta (@adelinathaci) on

Pas periudhës së vështirë që kaloi, besojmë se Adelina ka për t’i shijuar shumë këto pushime.

Këngëtarja shqiptare preket nga Covid-19: Ju që e fshihni virusin, t’ju vijë turp!