Pas verës që lamë pas dhe ditëve të nxehta, është koha për rehabilitimin e trupit dhe kileve të marra gjatë këtyre muajve të nxehtë.

Dieta, në raste emergjente, kur shtojmë shumë në peshë, është efikase, por shpeshherë ajo është bërë shkak edhe e çrregullimeve në organizëm. E vërteta është që nuk duhet të harrojmë asnjëherë ushtrimet fizike, palestrën ose vrapin në natyrë.

Për ata që nuk kanë kohë për dy të parat, ka një zgjidhje. Jorge Kruz, një nga gjimnastët më me zë në Amerikë, këshillon në librin e tij “8 minuta në mëngjes”, se vetëm me 8 minuta para se të dilni nga shtëpia dhe me një program të zgjedhur dietologjik, është mëse e mjaftueshme për të humbur kilogramët e tepërt thjesht dhe përgjithmonë. 

Gjatë pushimeve të gjithë e teprojmë me ushqimin dhe pijet alkoolike që shoqërojnë mbrëmjet e tejzgjatura të verës. Për vetëm një javë, thuajuni jo pijeve alkoolike, ëmbëlsirave, ushqimeve të skuqura, kripës së tepërt në ushqim dhe limitoni vajin e ullirit.

Këshilla e fundit: Pini të paktën dy litra ujë në ditë.

E HËNË

Mëngjesi: Kos i thjeshtë, kafe ose çaj jeshil .

Paradite: Dy feta ananas

Dreka: Mish pule i pjekur, pa lëkurë, 200 gramë spinaq, sipas dëshirës.

Pasdite: Një petë energjike (janë ushqime proteinike në formën e çokollatës, me drithëra, me çokollatë të zezë dhe me shije të ndryshme, si: mjaltë, qershi, luleshtrydhe etj.)

Darka: Peshk të llojit që dëshironi, me sallatë dhe avokado.

 

E MARTË

Mëngjesi: Dy feta biskota integrale me marmelatë, kafe ose çaj jeshil.

Paradite: Një petë energjike.

Dreka: Dy vezë dhe sallatë sipas dëshirës

Pasdite: Një lëng portokalli

Darka: Mish viçi, 200 gramë, plus zarzavate

E MËRKURË

Mëngjesi: Kos i thjeshtë, kafe ose çaj jeshil

Paradite: Një fetë shalqi

Drekë: Zarzavate, 60 gramë, dhe sallatë jeshile

Pasdite: Petë energjike

Darka: Levrek (sasia sipas dëshirës) me kungull të njomë të pjekur në skarë.

 

E ENJTE

Mëngjesi: 40 gramë drithëra integrale, çaj jeshil ose kafe

Paradite: Një petë

Drekë: Salmon në skarë me sallatë jeshile dhe misër

Pasdite: Dy feta ananas

Darka: Djathë i bardhë, 100 gramë, dhe brokoli sipas dëshirës

E PREMTE

Mëngjesi: Drithëra integrale, 40 gramë, çaj jeshil ose kafe

Paradite: Lëng portokalli, përzier me lëng limoni apo qitroje sipas dëshirës

Dreka: Makarona integrale me kimë rrepash, 50 gramë, dhe kopër, 100 gramë

Pasdite: Një petë energjike

Darka: Ton i freskët, 120 gramë, sallatë jeshile dhe selino

 

E SHTUNË 

Mëngjesi: Dy feta biskota integrale me marmelatë, shoqëruar me kafe ose çaj jeshil 

Paradite: Një petë energjike

Drekë: Mish pule, gjeli ose lepuri, 200 gramë, shoqëruar me sallatë jeshile

Pasdite: Shalqi

Darka: Peshk, 250 gramë, speca dhe kopër

E DIEL

Mëngjesi: Kos i thjeshtë, kafe ose çaj jeshil

Paradite: Dy feta ananas

Dreka: Salmon në skarë, 200 gramë, sallatë sipas dëshirës dhe avokado

Pasdite: Një petë energjike

Darka: Mish gjeli, 200 gramë, sallatë jeshile me selino