Vjeshta na jep pa dyshim më shumë mundësi zgjedhjeje për sa i përket veshjes në punë. Periudha e verës është shumë e nxehtë dhe jo gjithçka që të mban freskët mund të vishet në punë, ndërsa rrobat serioze e të përshtatshme për punë nuk janë aq komode.

Prandaj vjeshta duket se është stina perfekte për të shpalosur stilin tuaj dhe kur mund të përdorni më shumë veshje nga gardëroba. Rrobat e preferuara të verës, mund t’i vishni me disa shtresa shtesë përgjatë muajve të vjeshtës.

Sigurisht që të kesh ide veshjesh për çdo ditë nuk është gjithmonë e lehtë, sidmos kur bëhet fjalë për veshjet që na lejon kodi i punës. Prandaj për t’ju frymëzuar, jemi bazuar në 5 kombinime të publikuara nga Who What Wear. Ju sigurojmë që do të ndiheni komode dhe trendy njëkohësisht.

Kostum i zi klasik

Këmishë & pantallona serioze

Këmishë & xhinse

Fustan-këmishë

Kostum me pantallona të shkurtra serioze