Mes yjeve të shumtë që morën pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia, nuk kaloi pa u vënë re edhe Aurela Hoxha. Modelja u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të zi pas trupit, të çarë në pjesën e pasme, me një mëngë dhe të hapur poshtë gjoksit.

Fustani është një krijim i Valdrin Sahitit dhe dukej sikur ishte bërë enkas për format e Aurelës. Flokët modelja i ka mbajtur natyrale me onde të lehta, por edhe grimin e ka zgjedhur të thjeshtë në tonet e tokës. Ndërsa në dorë, ajo mbante aksesorin e pandashëm të këtyre kohërave – maskën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

Nuk mund të themi asgjë për Aurelën, veçse shkëlqeu!