Drenusha Xharra është ndër stilistet më të njohura në Kosovë dhe gjatë karrierës së saj ka punuar me emra të njohur të skenës. Mirëpo, si për të gjithë fillimet s’kanë qenë të lehta as për atë. Në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, Drenusha ka treguar se me disa personazhe e ka pasur më të vështirë bashkëpunimin. Kur i është kërkuar të tregojë emrin e personazhit që ka pasur më shumë naze, ajo ka përmendur Tunën.

Megjithatë, stilistja ka theksuar se edhe për të nuk ka qenë e thjeshtë pasi ka qenë në fillimet e saj dhe ka pasur frikërat e veta.

“Në fillim të karrierës kam pasur [probleme] me Tunën. Ndoshta për faktin që edhe unë kam qenë në fillimet e mia, kam pasur pak frikë. Edhe ajo ka pasur projektet e veta me kohë të limituar dhe ndoshta kjo gjë ka qenë edhe mësim për mua.

Drenusha do të bëhet nënë së shpejti, ndërsa duket se përgatitjet janë drejt fundit. Gjatë intervistës me Bietën, stilistja ka rrëfyer edhe emrin e bebushes, e cila do të quhet Zoi – që do të thotë jetë – një emër që Drenushës i ka pëlqyer gjithmonë dhe para se të mbetej shtatzënë e ka diskutuar gjithmonë me mikeshat.

Lexo edhe:

Stilistja shqiptare në pritje të ëmbël, surpriza zbuloi gjininë e bebit