Pas Renada Cacit, një tjetër aktore ka bërë të ditur se s’do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit, “Portokalli”. Bëhet fjalë për Egla Cenon, e cila është përfolur prej disa kohësh se nuk do të jetë këtë sezon, ndërsa së fundmi aktorja e ka konfirmuar lajmin për Iconstyle.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Egla Ceno (@egla_ceno) on

Megjithatë ajo e ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në “Portokalli”.

“Nuk do jem më në ‘Portokalli’ për arsye krejt profesionale: Mospërputhje artistike me regjisorin. Momentalisht jam duke rikthyer në teatër ‘Zyrtarisht Beqare’ që do hapë edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Elbasan, nga data 30 shtator deri më datë 4 tetor dhe po punoj për një action short movie. Ndoshta Portokallisë i rikthehem në të ardhmen”, -ka thënë Egla.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Egla Ceno (@egla_ceno) on

Spektakli i humorit pritet të rifillojë në tetor, ndërkohë ende nuk janë konfirmuar prezantuesit e rinj, edhe pse është përfolur për Florjan Binajn.