Demi Lovato dhe Max Ehrich i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Këngëtarja 28-vjeçare dhe aktori 29-vjeçar janë ndarë dy muaj pas fejesës së tyre. Lajmin e ka bërë të ditur People.

"Ishte një vendim i vështirë, por Demi dhe Max kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara për t'u përqëndruar në karrierat e tyre përkatëse. Ata kanë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin dhe gjithmonë do ta çmojnë kohën që kanë kaluar së bashku," –është shprehur burimi.

Ndarja e tyre vjen dy muaj pasi Ehrich i propozoi Lovato-s në Malibu më 22 korrik. Ata nisën lidhjen e tyre që prej muajit mars dhe e kaluan karantinën bashkë. Pas fejesës, Lovato bëri me dije se ajo i tha "po" personit që e bëri atë të dëshironte "që të ishte versioni më i mirë i vetes”, duke shtuar se e dinte që e donte që në momentin kur e takoi atë për herë të parë. Lovato shprehej se ndihej në qiellin e shtatë, por nuk dihet ç'ndodhi që çifti shkoi drejt ndarjes.

Në fillim të këtij muaji, këngëtarja festoi gjashtë muaj me Ehrich.

"6 muaj të gëzuar me dashurinë time. Të dua shumë. Faleminderit që ma bëre jetën shumë më të mirë”, -shkroi ajo në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato) on

Ndarja e çiftit erdhi vetëm 10 ditë pasi u publikuan disa postime të vjetra të Ehrich duke deklaruar dashurinë e tij për Selena Gomez-in.