Si mund të duken sfilatat në një kohë kur koronavirusi është ende nëpër këmbë? Nuk keni asnjë ide? Epo duket se Jeremy Scott pati idenë gjeniale si të krijojë një shfaqje mode të suksesshme në mes të një pandemie. Për shkak të faktit se muaji i modës dhe e gjithë industria është ndikuar nga koronavirusi, drejtori krijues i Moschino-s vendosi se ishte më mirë të mos kishte njerëz fare në sfilatën e tij në Milano - madje as modele. Në vend të kësaj, ai përdori kukulla.

Marionetat e krijuara nga Jim Henson's Creature Shop ishin veshur me koleksionin “ready-to-wear” Pranverë 2021 të markës luksoze. Pjesët delikate të veshjeve në miniaturë ishin kopje të sakta të koleksionit real me përmasa normale, duke përfshirë aksesorët.

Madje edhe kukullat e vendosura në audiencë ishin personazhe që janë gjithmonë pjesë e javës së modës si redaktoret e Vogue, Anna Wintour dhe Hamish Bowles.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Moschino (@moschino) on

Për këtë sezon, shtëpia e modës zgjodhi një temë që pasqyron në mënyrë perfekte vitin 2020: lart-poshtë. Pjesët që u shfaqën në pasarelë treguan korse, këmisha të brendshme, tegela të dukshme dhe xhepa të nxjerrë jashtë.

"Me pak fjalë, bota është rrotulluar. Ajo nuk është përmbysur, por sigurisht që po jetojmë me kokë poshtë", tha marka në një njoftim për shtyp. "Turbullira e rrëmujshme... Gjithçka është surreale, por disi edhe shumë reale, të gjitha njëkohësisht."

Dhe megjithëse rrobat kanë këtë pamje të përmbysur, ato ende kanë pamjen e njohur klasike.

“Është një vend i njohur, por ndihet i huaj, i huaj dhe pa dyshim i paqëndrueshëm. Megjithatë, përmes kësaj paradigme do të shkruhet një rregullore revolucionare. Manuali i vjetër do të digjet. Po digjet. Ne nuk do ta quajmë atë një fillim i ri.”

Më poshtë mund të shihni sfilatën e plotë Moschino Spring 2021.