Çfarë dëshiron dikush kur shkon me pushime? Det, natyrë, qetësi dhe ushqim të mirë. Kjo është “parajsa” që të gjithë ëndërrojnë të kenë ato pak ditë kur vendosin ta heqin mendjen nga gjithçka dhe kjo gjë mund të shijohet po aq shumë edhe me kolegët e punës. Fundja, sa herë do të bie rasti të shkosh në një udhëtim me ta?
Në fakt është e këshillueshme që herë pas here stafi të mblidhet për një udhëtim apo drekë që nuk ka lidhje me punën, kjo për një sërë arsyesh.
“Shumë shpesh kur zvogëlojnë kostot, bizneset vendosin të lënë pas dore stafin ditë pas dite ose të sakrifikojnë një festë në zyrë - ky gabim bëhet shpesh. Në fakt, janë këto shpenzime që mund të bëjnë vërtet një ndryshim në lumturinë dhe mirëqenien e punonjësve në vendin e punës. Investimi te stafi juaj duhet të jetë një përparësi kryesore”, -shprehet Cato Syversen, CEO i Creditsafe, me një staf prej më shumë se 820 personash.
Mbledhja e stafit së bashku për të festuar për punën e shkëlqyer, është gjithmonë e një ide mirë për t’u ngritur moralin dhe për t’i bërë ata të ndihen të vlerësuar.
Ashtu siç është bërë tashmë traditë, revista Class së bashku me pjesën tjetër të stafit të Class By Alketa Vejsiu pati edhe këtë vit një “staf retreat”. Vetëm pak javë më parë bëmë një udhëtim dy ditor në Drymades Bungalows. U akomoduam në shtëpizat e drunjta pranë detit dhe ishin vetëm 2 ditë, por na u dukën si 2 javë shkëputjeje nga puna.
View this post on Instagram
Mundëm të kalonim më shumë kohë me njëra-tjetrën dhe me atë pjesë të stafit që nuk na lidh shpesh puna. Mendoj se është shumë e rëndësishme të takohesh me kolegët jashtë ambientit të punës, të flasësh, të pish diçka apo të shijosh një perëndim së bashku. Të ndihmon të njihesh më shumë dhe të krijosh afrimitet.
View this post on Instagram
Siç këshillojnë CEO-t e shumë kompanive të mëdha, ‘staf retreat’ është një praktikë që duhet ta ndjekë çdo kompani, për të treguar se është e përkushtuar për të investuar në punonjësit e saj si profesionalisht, edhe emocionalisht. Nga ana tjetër, punonjësit e kënaqur janë më produktivë dhe më të motivuar për të dhënë më shumë nga vetja në punën e tyre.
View this post on Instagram
Besojmë se u karikuam mjaftueshëm deri vitin e ardhshëm ;)
View this post on Instagram