Fatma Methasani dhe Alfio Rotani do të kurorëzohen së shpejti! Më në fund, Alfio i është ulur në gjunjë Fatmës dhe i ka bërë pyetjen e madhe, së cilës ajo sigurisht që i është përgjigjur me “Po”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALFIO RROTANI (@alfio_rrotani) on

Alfio ka zgjedhur momentin e duhur për të bërë propozimin për martesë, në festën surprizë që kishte organizuar për ditëlindjen e Fatmës. Me njerëzit e tyre të afërt pranë, të cilët ishin mbledhur për 26-vjetorin e moderatores, propozimi s’mund të vinte në moment më të mirë.

Fotot e Alfios të ulur në gjunjë po bëjnë xhiron e rrjetit dhe lumturia duket qartë në sytë e të dyve.

Alfio dhe Fatma u bënë prindër për herë të parë në janar të këtij viti, kur në jetë erdhi djali i tyre Noah. Duke qenë se shtatzënia ishte një surprizë e bukur për të gjithë, dasma kaloi në plan të dytë, por duket se tani ka ardhur koha që çifti të shkojë drejt altarit, të shoqëruar nga fruti i dashurisë së tyre, Noah.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALFIO RROTANI (@alfio_rrotani) on