Sot shohim njerëz më të ndërgjegjësuar për të bërë vizita të rregullta tek dentisti. Tashmë nuk është e rëndësishme vetëm mirëmbajtja dhe kujdesi i dhëmbëve, por edhe estetika e tyre. Vitet e fundit ka një numër të madh klinikash dentare në kryeqytet, të cilat ofrojnë kushte komode dhe pajisje moderne. Pyetja që na mundon të gjithëve është si të zgjedhim të duhurën. Çfarë duhet të shohim përtej fasadës së një klinike?

Dentistët ofrojnë shërbime që përmirësojnë pamjen dhe vetëbesimin e pacientëve përmes një larmie të gjerë procedurash. Puna e një dentisti shkon përtej karriges dentare. Komunikimi me pacientin dhe edukimi i tij është po aq i rëndësishëm sa procedurat dentare. Dentistët duhet të promovojnë rritjen e kujdesit ndaj dhëmbëve.

“Një dentist i duhur është ai që nuk ka ndaluar kurrë së studiuari, ai që informohet për të rejat e fundit dhe që kualifikohet vazhdimisht”,- thotë Dr. Benarda Beqaraj, stomatologe në ‘Smile Dental Studio’.

Doktoreshë Benarda Beqaraj është etiketuar nga pacientët e saj si ‘Zana e dhëmbëve’. Që në fëmijëri, ajo e shihte veten në botën e mjekësisë dhe prej më shumë se 10 vitesh, punon me profesionalizëm në klinikën e saj, ‘Smile Dental Studio’. Përveç komoditetit që të ofron klinika dhe stafi i saj, profesionalizmi dhe pasioni për punën janë pikat e forta për doktoreshë Benardën.

“Dentisti i duhur është ai që i pret me buzëqeshje pacientët, reflekton besim, u jep atyre siguri dhe u largon frikën nga procedurat dentare. Ajo që më motivon çdo ditë e më shumë është gëzimi në sytë e pacientëve të mi kur u rikthehet buzëqeshja.”

Pacientët që shkojnë për herë të parë në klinikë mahniten nga natyra miqësore dhe optimiste që ofron stafi i ‘Smile Dental Studio’. Në këtë klinikë mund të përfitoni nga teknologjia më e fundit, e disponueshme në pajisje dhe materiale të cilat ju japin jo vetëm dhëmbë të shëndetshëm, por edhe një buzëqeshje rrezëllitëse.

Dr. Benarda është e specializuar në kirurgjinë orale dhe implantologji, por gjithashtu, në klinikën e saj ofrohen të gjitha shërbimet e tjera të kujdesit ndaj dhëmbëve.

Implantet janë zgjedhja më e mirë për të pasur dhëmbë të vërtetë. Funksionojnë në një mënyrë natyrale dhe ju ndiheni të sigurt në buzëqeshjen tuaj. Implantet dentare ofrojnë një vlerë më afatgjatë sesa opsinonet e tjera për zëvendësimin e dhëmbëve.

"Si çdo ndërhyrje kirurgjikale, edhe implantet kanë nevojë për rregulla të qarta dhe të zbatuara me përpikëri, në mënyrë që rezultatet të jenë të kënaqshme",- shprehet Dr. Benarda.

Klinika 'Smile Dental Studio' ka një eksperiencë të gjatë në implantologji dhe rezulatatet që ka sjellë kanë qenë të kënaqshme për pacientët që e kanë zgjedhur.

Shërbimi ndaj fëmijëve është një prej gjërave më të bukura që duhet t’ia besoni kësaj klinike dhe vetë doktoreshë Benardës. Çdo fëmijë që kryen vizitën në ‘Smile Dental Studio’, pajiset me një certifikatë lavdëruesese me emrin e tij. Kjo është një mënyrë e mirë për ta shkëputur mendjen e fëmijës nga frika prej figurës së dentistit.

"Suksesi ynë është komunikimi. Jam krenare që më shumë se 250 fëmijë kanë ardhur të vegjël e po rriten e edukohen për shëndetin dentar nën kujdesin tonë. Është kënaqësi e madhe kur i shoh si rriten vit pas viti dhe kërkojnë certifikatat e 'guximtarëve'.

Profesioni si dentiste ka qenë një ëndërr fëmijërie, apo ju lindi gjatë rrugës? Cili ishte rrugëtimi juaj para se të hapnit klinikën?

Që në fëmijëri, nuk kam pasur asnjëherë dyshime për profesionin tim në të ardhmen. Gjithmonë kam dashur mjekësinë, madje kirurgjinë. Kjo, në fakt, ka qenë edhe ëndrra e babait tim për mua. Fillimisht, u diplomova si Laborante Dentare dhe për tre vite punova pranë ‘Albanian University’. Më pas, konkurrova në Universitetin e Tiranës, dega Stomatologji, dhe fitova. E mbaj mend si njërën prej ditëve më të lumtura të jetës sime. Pesë vite studime u pasuan nga 2 mastera në Ortodonci, specializim 3-vjeçar në Kirurgji orale dhe Implantologji dhe shumë trajnime e kurse brenda dhe jashtë vendit. Kam qenë pjesëmarrëse në shumë konferenca nacionale dhe internacionale në 4 anët e globit. Kanë kaluar 16 vite, pasioni dhe kureshtja për stomatologjinë vazhdon të rritet. Këtë pasion ua kultivoj edhe studentëve të mi në universitet.

Pse njerëzit duhet të zgjedhin këtë klinikë midis dhjetëra të tjerave në kryeqytet, cilat janë pikat tuaja të forta?

Përpiqem të jap maksimumin me çdo pacient. Rezultati final për ne ka shumë rëndësi dhe nuk kursejmë dijet dhe materialet më të mira që përdoren sot në botë. Punojmë me aparatura moderne dhe bashkëpunojmë me laboratorin më të mirë në Shqipëri e më gjerë. Njohuritë në laborator dhe kirurgji e plotësojnë figurën e mjekut dhe kjo na diferencon në rezultatet finale që janë të dukshme nga të gjithë. Përzgjedhja me kujdes e produkteve më të mira që ofrojnë distributorët dentarë rrit ndjeshëm cilësinë dhe jetëgjatësinë e punimeve tona.

Çfarë e specifikon një dentist të jetë “i duhuri”, pse e kemi kaq të nevojshëm një të tillë?

Një dentist i duhur është ai që nuk ka ndaluar kurrë së studiuari, ai që informohet për të rejat dhe që kualifikohet vazhdimisht. Dentisti i duhur është ai që i pret me buzëqeshje pacientët, reflekton besim, u jep atyre siguri dhe u largon frikën nga procedurat dentare. Ajo që më motivon çdo ditë e më shumë është gëzimi në sytë e pacientëve të mi kur u rikthehet buzëqeshja. Njerëz që më parë mbulonin gojën me dorë ose nuk buzëqeshnin më, tani janë më të sigurt në vetvete dhe pa drojë.

Vetëm në këtë mënyrë ne mund t’u shërbejmë mirë dhe të rritim kulturën e higjienës dentare tek pacientët tanë.

Në Instagramin tuaj ka shumë fëmijë që marrin një certifikatë pas vizitës në klinikë, si është pritur kjo mënyrë ‘rekrutimi’, sa efektive rezulton?

Unë e kam nisur punën time me fëmijët dhe pavarësisht se jam specializuar në kirurgji, fëmijët nuk i kam braktisur asnjëherë. Ata janë hareja e klinikës sime dhe do t’u shërbej gjithmonë. Fëmijët vijnë disa herë, ambientohen me klinikën dhe veglat, miqësohen me mua dhe doktoreshat e tjera dhe krijojnë besim. Mendoj që po të rritim fëmijë që e duan dhe nuk e kanë frikë dentistin, do te kemi të rritur më të shëndetshëm. Suksesi ynë është komunikimi. Jam krenare që më shumë se 250 fëmijë kanë ardhur të vegjël e po rriten e edukohen për shëndetin dentar nën kujdesin tonë. Është kënaqësi e madhe kur i shoh si rriten vit pas viti dhe kërkojnë certifikatat e "guximtarëve". Kjo metodë i bën të ndihen të vlerësuar përpara meje, prindërve të tyre dhe shokëve. Krahas certifikatës, ne luajmë, marrim stickers, recitojmë e këndojmë. Në fund, bëjmë dhe fotografinë si kujtim nga vizita te dentistja.

Ju u shprehët më sipër se jeni e specializuar në implantologji, sa të sigurta janë implantet dentare dhe çfarë rekomandimesh u jepni pacientëve?

Implantet dentare janë një zgjidhje e shkëlqyer, kur pacienti dhe mjeku plotësojnë të gjitha standardet që kërkon kjo ndërhyrje. Për çdo pacient bëhet një planifikim i kujdesshëm dhe i detajuar mbi shëndetin e tij oral dhe të përgjithshëm. Si çdo ndërhyrje kirurgjikale, ka nevojë për rregulla të qarta dhe të zbatuara me përpikëri, në mënyrë që rezultatet të jenë të kënaqshme. Pacienti duhet të trajtohet me antibiotikë dhe të evitojë ushqimet e forta e të nxehta për disa ditë. Shërimi i mirë i plagës operatore është shumë i rëndësishëm në suksesin e implanteve. Çdo ditë e më tepër pacientët po kuptojnë që implantet dentare janë zgjidhje efikase dhe po heqin dorë nga urat e zakonshme, të cilat më shumë dëmtojnë sesa rregullojnë estetikën dhe funksionin mastikator.

Ndërhyrjet për heqjen e dhëmballes së pjekurisë janë rutinë në klinikën tuaj. Pse pacienti duhet të drejtohet te kirurgu?

Heqja e dhëmballës së pjekurisë është një ndërhyrje komplekse që kërkon njohuri shumë të mirë të anatomisë dhe teknikave kirurgjikale. Dëmet që mund të sjellë janë shumë të mëdha, nëse kryhet nga dentistë të paspecializuar. Jo rrallëherë dëgjojmë për dëmtime serioze në nofulla, paraliza faciale e dëmtime të sinuseve maksilare nga një ekstraksion i dhëmballës së pjekurisë. Planifikimi dhe ndërhyrja kryhet me kujdes e profesionalizëm nga kirurgu oral e maksilofacial.

Si janë çmimet në klinikën tuaj duke i krahasuar ato me klinikat simotra në treg?

Çmimet tona, në krahasim me cilësinë që oftrojmë, janë të ulëta. Jo rastësisht pacientët e huaj preferojnë të bëjnë turizëm dentar tek ne. Kam preferuar mos të kursehem në produkte e teknologji në favor të rezultateve afatgjata. Bashkëpuntorët e mi janë më të mirët në treg dhe për këtë nuk ka kompromise. Kjo është një punë në skuadër dhe pa laborantin tim, suksesi nuk do të ishte i njëjtë.

‘Smile Dental Studio’ ka simbol buzëqeshjen, sa afatgjatë është buzëqeshja e pacientit kur del nga klinika?

Për çdo punim që mban vulën tonë, ne mbajmë garanci të plotë. Pacientët tanë janë kryesisht pacientë afatgjatë që ndiqen rregullisht çdo 6 muaj. Mirëmbajtja e buzëqeshjes është një binom i rëndësishëm pacient-dentist. Zbatimi i të gjitha këshillave tona, së bashku me një higjienë korrekte do t’ia zgjaste jetën buzëqeshjes së pacientit.

Cila është fushata që ju aplikoni më shpesh në klinikën tuaj?

Kemi punuar me disa fushata për fëmijët "OPEN DAY KIDS", ku ofrojmë shërbimin e higjienës dhe edukimin e më të vegjëlve falas një herë në muaj.

"SMILE BRIGHT DAY" është dita kushtuar të rriturve ku marrin shërbime pastrimi me Air - flow dhe seanca zbardhimi me kosto të ulët.

Cila është këshilla e parë që u jepni pacientëve pasi lënë klinikën tuaj?

U kujtojmë që shëndeti oral ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e përgjithshëm. Higjiena dentare duhet të jetë e vazhdueshme dhe e plotë sipas protokolleve që ua shpjegojmë me kujdes në klinikë. Më e rëndësishmja, u themi të buzëqeshin sa më shumë, sepse “buzëqeshja të zbukuron jetën".

Si do ta përshkruani klinikën “Smile Dental Studio” me tre mbiemra?

E sigurt, profesionale dhe e duhura.