Dje, Gucci publikoi episodin e tretë të miniserialit të tij shtatë-pjesësh “Ouverture of Something that Never Ended”, një bashkëpunim midis drejtorit krijues të Gucci-t, Alessandro Michele dhe drejtorit të vlerësuar me çmime, Gus Van Sant. Episodet e reja po transmetohen çdo ditë gjatë GucciFest, një mikro-festival filmash me metrazh të shkurtër, që shërben efektivisht si Java e Modës e vet markës.
View this post on Instagram
Në episodin e tretë shfaqet Harry Styles, një fytyrë e famshme e Gucci-t. Ai shihet me xhinse të shkurtra, këpucë klasike, çorape të bardha të gjata dhe një bluzë sportive ku shkruhet "Gucci Loves Pink Eschatology 1921."
View this post on Instagram
Në episod, gjejmë personazhin kryesor Silvia (Silvia Calderoni) në një zyrë postare, ku kritiku italian i artit Achille Bonito Olivia po pret gjithashtu në radhë dhe është duke biseduar me Harry-n në telefon. Nga ana tjetër, Harry sillet rreth një kopshti me diell.
"E jona është një epokë e ndotjes ku mbizotëron një mosbesim ndaj së ardhmes, por edhe një konsideratë e së tashmes. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ka epoka të tjera në të cilat ka ndodhur, pas Rilindjes për shembull," -tregon Oliva nga ana tjetër e telefonit të Harry Styles.
Harry for Gucci Ouverture.https://t.co/reIaUwKZWW pic.twitter.com/Mcs1uALy71
— HSHQ (@HSHQ) November 18, 2020
"Unë mendoj se të bësh diçka artistike do të thotë të gjesh atë që ke dashur gjithmonë të shohësh, ose që gjithmonë ke dashur të dëgjosh, por që nuk është krijuar kurrë. Dhe nuk e di nëse e do apo e urren sepse është diçka që nuk e di, por kjo është gjëja më emocionuese! Stilon gjëra që i ke përjetuar në të kaluarën, sepse është pika e vetme e referencës", - përgjigjet Harry Styles.
E bukura e gjithë kësaj gjëje është se të gjithë mund ta shohim falas në YouTube.