Pjesë e të ftuarve të kësaj jave në emisionin “N’fermë” ishte edhe moderatorja Fatma Haxhialiu. Të gjithë jemi mësuar me natyrën e hapur dhe pa rezerva të Fatmës që thotë në ekran çdo gjë ashtu siç e mendon. Por shumë pak e njohim atë në rolin e nënës. Gjatë intervistës me Ervin Kurtin, Fatma na zbuloi më shumë si është ajo si nënë, por jo vetëm kaq.

“Jam bërë më e butë dhe i mendoj më shumë gjërat, por kam përshtypjen se është mosha. Duke u rritur kam përshtypjen se merr përgjegjësi dhe i jep më shumë peshë çdo fjale që thua. Ne vërtet sjellim në jetë një fëmijë, por fëmija nuk kshtë i imi, por i vetes së vet. Unë mundohem që tani që është i vogël të jetë koshient në veten e tij, që do të thotë të respektojë pëlqimet e veta, duke filluar që nga gjërat më thjeshta që është dekori i dhomës. Fëmijët marrin vesh dhe nëse ne i trajtojmë sikur ata s’marrin vesh, i bie që ata s’do marrin vesh kurrë,” –u shpreh Fatma.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes)

Mirëpo, ajo nuk dha vetëm një këshillë shumë me vlerë si nënë, por edhe si bijë. Fatma rrëfeu se familja është pika e saj e dobët dhe theksoi që sa herë të keni mundësi t’u bëni një vizitë 5 minuta, sepse “nëse s’keni kohë për prindërit për kë do do të keni kohë”?!