Në kuadër të një koleksioni të ri çantash me flamujt e vendeve të ndryshme në botë, ideuar disa kohë më parë, marka prestigjoze “Louis Vuitton” ka nxjerrë në shitje edhe çantën me flamurin shqiptar.
Dizajneri i njohur Jay Ahr, ka bërë të mundur që marka e famshme të ketë në koleksionin e saj edhe një hapësirë për patriotët shqiptarë. “Luis Vuitton”, me qendër në Francë, tashmë i ka nxjerrë online këto stile çantash që mbajnë hartën e botës dhe flamurin e një shteti përkatës.
Po sa kushton çanta me flamurin tonë?
Çmimin e gjeni lehtësisht në faqen online të markës. Të gjithë ata që janë të apasionuar pas markave luksoze, mund të kenë edhe një çantë me flamurin e tyre për 9.103 dollarë.