Të vishesh bukur nuk do të thotë të kesh shumë rroba, rëndësi ka të dish si t’i kombinosh me njëra-tjetrën ato që ke në gardërobë. Nëse ka një fustan që të gjitha e preferojmë tani në dimër, është pa dyshim një fustan golf i thurur. Por a e kishit menduar se një fustan i tillë mund të kombinohet në disa mënyra dhe mund t’ju bëjë të dukeni totalisht ndryshe çdo herë që e vishni?

Who What Wear na ka dhënë plot 5 ide si mund ta kombinojmë një fustan të tillë të thjeshtë që shumica prej nesh e kanë në gardërobë. Jeni kurioze të mësoni disa truke?

Fustan i thurur + pantallona të gjera (të thurura) + çizme me takë

Fustan i thurur + jelek + kambale

Fustan i thurur + triko e gjatë + kambale

Fustan i thurur + xhinse + sheshka ‘loafers’

Fustan i thurur + fund dimëror + çizme cowboy