Mësimi online do të vazhdojë për të gjithë studentët. Ky është vendimi i fundit i Komitetit Teknik të Ekspertëve, të cilët vazhdojnë të jenë në një mendje për situatën: nuk është koha që të bëhen hapa pas në këtë drejtim.

Duke mirëkuptuar nevojën për mësim fizik, anëtarët e komitetit theksuan se në kushtet kur numri i infektimeve është i lartë dhe në kushtet kur variante të reja të virusit janë shfaqur, institucionet arsimore do të qëndrojnë mbyllur edhe për disa kohë.

Ministrja Manastirliu tha se "për ne, në të gjithë në vendimmarrjen tonë, shëndeti është i pari në majën e piramidës së vlerave dhe vendimet tona janë marrë me qëllim ruajtjen e shëndetit publik. Duke parur këtë si prioritet kemi gjithë arsyet për të dhënë argumentet në favor të çdo vendimi që marrim".

Ndërsa kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli shtoi: Komiteti ka ndjekur me vëmendje zhvillimin e situatës në vend dhe kudo në botë që të propozojmë në kohen e duhur masat për frenimin e epidemisë. Nga 6 janari e tani kemi incidencë rritje që se kemi patur në dhjetor. Kemi parë më më vëmendje se kjo rritje është shoqëruar me rritje të moshave 15- 24 vjeç.

Në mbledhjet që kemi zhvilluar kemi vendosur që krahas masave aktuale edhe mësimi në universitet të vazhdojë online, se edhe ndenja në konvikte e shton infeksionin mund të kthen në vatra potenciale.

Dihet që Tirana ka përqëndrimin më të lartë të popullsisë. Edhe këta studentë që kemi në Tiranë shkojnë më vonë në shtëpitë e tyre që bën zgjerimin e infeksionit, prandaj e zgjatëm vendimin për mësimin online.

Edhe ministrja Evis Kushi, tha se pajtohet me shqetësimet e studentëve për ta zhvilluar mësimin në auditorë, "por do kërkoja dhe mirëkuptim nga institucionet arsimore për vendimet që merren nga Komiteti. Do kërkoja mirëkuptim edhe nga studentët, e dimë që pesha e rekomandimeve të Komitet është ajo që na çon në hapjen ose jo të shkollave. Fokusi kryesor sigurisht që mbetet shëndeti.

Silva Bino: E kuptojmë shqetësimin tuaj e dimë sfidat e mësimdhënies online. Por me shfaqjen e varianteve të reja mosha 15-24 jo vetëm preken por shërbejnë si transmetues të virusit në moshat e tjera. Ky është një vendim jo i dëshirueshme por mbi këto fakte është një vendim që duhet marrë.
Le të shpresojmë që vaksinimi do të në sjellë vërtet buzëqeshje.

Najada Como: Spitalet. janë rreth 4000 mijë të shtruar që nga dita e parë. Studentët janë brez i fuqishëm nga ana fizike por dhe që infektohen shumë, portë hyrje për të dërguar virusin në familje.Bërja e mësimit online do ishte mirë për mësimin por mbi të gjitha është shëndeti.
Më mirë të kesh auditoret bosh sot dhe spitalet bosh nesër, sesa e kundërta.