Standardet e bukurisë kanë ndryshuar ndjeshëm gjatë dekadave të fundit. Pamja dhe vetëvlerësimi janë ndërthurur prej kohësh me njëra-tjetrën, por sot, më shumë se kurrë, duket se janë dy elementë që për secilin prej nesh krijojnë një “pasaportë” suksesi; në punë, në përditshmëri apo kudo tjetër ku pamja e jashtme është e rëndësishme dhe nuk të bën më ‘njeri me komplekse’.
Megjithatë, në një hap me këtë simbiozë vlerësimi qëndrojnë edhe procedurat e ndryshme kozmetike që në ditët tona nuk janë më luksi i kohës, por domosdoshmëri e saj.
Çfarë më shumë se një buzëqeshje e bukur mund të të bëjë të ndihesh mirë nga mëngjesi në mbrëmje? Pa sikletin më të vogël se diku po dukesh keq, se njëri dhëmb të prish pamjen, se kurora nuk është ashtu si do të doje e shqetësime të tjera që, dashur apo pa dashur, të pengojnë ta mbash gjithmonë kokën lart. Por është e thënë që kjo gjendje e sikletshme të jetë e përkohshme… Sepse është dikush, diku, që jo vetëm të bën ta mbash kokën lart, por më shumë se kaq, të bën të rrish tërë ditën me dhëmbët përjashta. Vetëm se, nëse të shtohen rrudhat nga buzëqeshjet, për këtë ai nuk mban përgjegjësi…Është doktor Petrit Ademi, dentist pranë klinikës “Ona Dent” në Prishtinë, i cili, në një bisedë ekskluzive për Class, rrëfen se presioni gjithnjë e në rritje për të pasur pamjen ideale, i shtyn sidomos të rinjtë t'i drejtohen stomatologjisë estetike. Jo vetëm për t’u ndier më mirë, por edhe për të rritur vetëvlerësimin.
"Si dentist, ne luajmë një rol vendimtar në përpjekjen e njerëzve për të patur buzëqeshjen 'e denjë për mediat sociale'. Para se të sigurojmë këto shërbime kozmetike, duhet të kuptojmë rezultatin e dëshiruar të pacientit. Një vlerësim i buzëqeshjes së pacientit duhet të përdoret për të përcaktuar metodat, materialet dhe teknikat optimale, për të arritur buzëqeshjen e dëshiruar të pacientit."
Profesioni që ushtron prej më shumë se 9-vjetësh, në fakt, është i trashëguar për Petritin. I ati është themeluesi i një prej laboratorëve më të njohur në Prishtinë, që nga viti 1985. Sigurisht, në fillim, mund të mendoni se kjo paska qenë një rrugë e shtruar për Petritin. Por nuk është tamam kështu, sepse edhe atij i është dashur shumë punë për të fituar besimin e pacientëve të tij, që tashmë janë edhe emrat më të njohur të botës së showbiz-it e më gjerë në Kosovë. Po pse është cilësuar si 'Doktori i VIP-ave shqiptarë'?
“Unë çdo ditë, pasi mbaroja mësimin dhe aktivitetet e tjera të përditshme, me shumë dëshirë dhe vullnet qëndroja në laborator dhe vëzhgoja tim atë. Që nga ajo kohë, e vendosa në mendjen time që ky do ishte profesioni im dhe arrita deri në pikën që jam sot.”
‘Ona Dent’, klinika në të cilën Petriti punon që prej vitit 2012, është produkt i një pune pasionante dhe të pashtershme, për të cilën Petriti është krenar – nisur edhe nga bazat fillestare që ai ka marrë e ka mësuar edhe nga i ati.
Sot, ai punon së bashku me bashkëshorten e tij, Dr. Hana Cukaj Ademi, specialiste e Ortodoncisë. Të dy bashkë e kthyen ‘Ona Dent’ në një nga klinikat më të mira e më të frekuentuara në vend.
Pa dyshim, asgjë nuk mund të krahasohet me përvojën dhe eksperiencën, por ideale është që eksperienca të ndërthuret me cilësinë dhe përkushtimin e lartë që kanë të dy mjekët themelues të këtij produkti, konkurrues i metodave bashkëkohore.
“Për mua është shumë e rëndësishme pastërtia dhe cilësia e materialeve. Janë baza e një klinike dentare. Këta janë dy elementë të rëndësishëm që kanë ndikuar në suksesin e ‘Ona Dent’,- tregon Dr. Petriti.
‘Ona Dent’, me produktet më cilësore në Ballkan dhe pajisjet më të fundit teknologjike, të ndërthurura me eksperiencën në këtë fushë, ka arritur të fitojë besimin e shumë pacientëve në vend, duke përfshirë mjaft emra të njohur të showbiz-it shqiptar. Kjo është dhe arsyeja kryesore pse Dr. Petriti është cilësuar si ‘doktori i VIP-ave.’
Duke qenë se personazhet e njohur të ekranit, këngëtarë, moderatorë, gazetarë etj., kanë nevojë të kenë një pamje të kuruar, (kjo bëhet më e rëndësishme kur bëhet fjalë për kujdesin dhe estetikën ndaj dhëmbëve), ata zgjedhin cilësinë dhe garancinë.
“Qëllimi ynë nuk është të bëjmë një reklamë të mirë, por të lëmë gjurmë të mira dhe të dukshme përmes punës sonë.”
Shtimi gjithnjë e më tepër i kujdesit të estetikës së dhëmbëve, ishte arsyeja që Dr. Petrit Ademi të kthehej në një specialist në këtë drejtim, duke iu kushtuar shumë kohë trajnimeve për metodat më të fundit, të cilat i ushtron me profesionalizëm të lartë në klinikën e tij.
Po cili është sekreti me të cilin fitohet besimi i pacientëve? Edhe për këtë, doktor Petriti e ka gati përgjigjen:
“Komunikimi është çelësi i një pune të mirë. Unë e dëgjoj pacientin deri në atë pikë sa të kuptoj se çfarë ka nevojë dhe më pas i tregoj se çfarë është më e mira për të. Qëllimi im është të ruhet shëndeti i dhëmbëve origjinalë të pacientëve, si dhe t’u kthej buzëqeshjen dhe besimin në vetvete. Pas këtij procesi, vjen një rezultat afatgjatë dhe i kënaqshëm.”
Nëse do të flasim për pjesën më delikate që janë çmimet e një klinike, Dr. Petriti na përgjigjet me bindje se në ‘Ona Dent’ çmimet janë reale dhe justifikojnë cilësinë.
Çdo klinikë dentare ka pikat e saj të forta, ato që e bëjnë të dallojë nga shumë të tjera.
“Një punë, e cila bëhet me dashuri dhe përkushtim, është pa dyshim një pikë e fortë dhe një nga arsyet që puna ime po zgjerohet çdo ditë e më shumë. Ndërsa pika të tjera të forta do të veçoja korrektësinë dhe përvojën shumëvjeçare në këtë fushë.”
Emri i Dr. Petrit Ademit po lakohet përtej Prishtinës dhe Kosovës. Për shkak se interesi për klinikën e tij është mjaft i lartë dhe për pacientë nga Shqipëria, ambicia e tij vjen edhe brenda kufijve shqiptarë. Plani i tij i afërt është edhe hapja e një klinike të re në Tiranë.
"Një kënaqësi e madhe për mua që ta sjell punën time edhe në Shqipëri në një të ardhme shumë të afërt.”