Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë zyrtarisht të ndarë. Në emisionin Today, ata ndanë një deklaratë, duke thënë se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pasi u përpoqën të rregullonin problemet në çift. Lopez dhe Rodriguez u lidhën në 2017-ën dhe u fejuan në mars të 2019-ës.

Të dy lëshuan një deklaratë të përbashkët, e cila thotë:

“Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe duam të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Urojmë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijët tanë. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që duhet të themi është falënderimi për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje.

Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Lopez krijoi thashethemet e ndarjes, pasi postoi foton pa unazën e fejesës

Kur lajmet e ndarjes dolën për herë të parë në mars, çifti iu përgjigj atyre një mëngjes pas: "Të gjitha raportet janë të pasakta," thanë ata në një deklaratë të përbashkët. "Ne jemi duke zgjidhur disa probleme." 

Por Lopez, kishte shumë dyshime për Rodriguez dhe karakterin e tij. Disa ditë pasi lajmet e ndarjes së tyre dolën për herë të parë në 12 mars, një mik i Lopez tha për People, "Ajo ka menduar që të ndahet me Alex për gjashtë muaj".

Një burim i veçantë tha për E! më 12 mars, që miqtë e këngëtares nuk ishin adhurues të Rodriguez, duke pasur parasysh skandalet e tij të kaluara të mashtrimeve.

"Miqtë e Jennifer për një kohë të gjatë e kishin paralajmëruar atë se A.Rod nuk ishte një djalë i mirë dhe se ai po e përdorte atë për të pastruar imazhin e tij të njollosur pas skandaleve të tij të shumta," tha burimi. "Për vite me radhë, Jennifer nuk i dëgjoi paralajmërimet, por tani ajo i beson ato."