Roz Kaur është një stiliste që ka një sens unik të stilit personal dhe poston një sërë veshjesh në llogarinë e saj në Instagram që janë gjithmonë një hap më para dhe shumë frymëzuese. Ajo është 54 vjeçe dhe ka punuar në industri për 27 vjet si stiliste (aktualisht punon në Anthropologie). Për të, stilimi është një formë arti dhe ajo pëlqen të eksperimentojë me rrobat dhe t'i përdorë ato si një shprehje e asaj që është brenda.

Shumë njerëz kanë interes për të zbuluar se cilat veshje ajo personalisht pëlqen të veshë, si dhe ato që i pëlqen të stilojnë te klientët e saj. Kaur nuk është aq shumë e dhënë pas tendencave, në vetvete, por më shumë pas atyre pjesëve moderne, të përjetshme që janë cilësore.

Më poshtë janë disa prej gjërave që Kaur pëlqen dhe aktualisht po ua rekomandon klienteve të saj, kështu krijoni edhe ju disa referenca veshjesh dhe frymëzimi për blerjet tuaja të ardhshme.

Xhaketa moderne

Xhinse të gjera

Atlete Converse

Xhaketa “trench”

Bizhuteri ngjyrë ari

Sete komode për shtëpi

Kapele të guximshme

Syze të mëdha

Përshtatur nga Who What Wear