Këngëtari Renis Gjoka dhe partnerja e tij Jona janë bashkë prej 15 vjetësh, megjithatë dimë shumë pak për marrëdhënien e tyre. Kjo pasi Renisi është shumë i rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e tij private. Por këngëtari ka vendosur ta thyejë akullin mbrëmjen e kaluar në “Soiree”, ku bëri dedikimin më të bukur për Jonën.
Ndërsa ka folur për koncertin që do të sjellë më 18 qershor “Rock the dictator”, Renisi ka përshëndetur bashkëpunëtoren e tij kryesore në këtë projekt, pikërisht partneren e tij, madje i ka shprehur dashurinë publikisht.
“Falënderoj publikisht Jonën, shoqen time e cila vërtet ka bërë gjysmën e punës dhe e dua shumë”, është shprehur ai.
Dhe si për ta vulosur këtë moment romanik, Renisi këndoi edhe këngën “Dashuria ime ti”, e cila është një dedikim për Jonën.
Renisi dhe Jona janë prindër të një vajze të quajtur Aura.
View this post on Instagram