Foto Instagram: @armina_mevlani

Nuk mund ta mohojmë që të gjithë i adhurojmë kombinimet e ngjyrave dhe sidomos ato që i bëjnë veshjet të duken të shtrenjta. Sigurisht që të arrini të bëni të tilla kombinime nuk është aspak e thjeshtë, por ky artikull do t’ju vijë në ndihmë.

Sipas Who What Wear, kombinimi i ngjyrave të ndryshme (madje edhe të papritura) së bashku është mënyra ideale, pa kosto, për t'u dhënë veshjeve tuaja një freskim përpara sezonit të ri.

Duke u larguar nga paleta ngjyrë bezhë dhe krem që dominonte kryesisht veshjet tona vitin e kaluar, muzat më të mëdha të stilit kanë eksperimentuar me kombinime të reja ngjyrash për vitin 2021. Pra, çfarë duhet të vishni me jeshilen? Cila është përputhja perfekte me mandarinën?

Më poshtë disa nga kombinimet më trendy për këtë vit, që veçse do t’ju bëjnë të dukeni me stil, do të dukeni edhe të veshura shtrenjtë.

1. Kafe dhe e kaltër

2. Lejla dhe e kuqe

3. Kafe e lehtë dhe xhins blu

4. Jeshile sherebele dhe e bardhë

5. Mandarinë dhe blu e thellë

6. Roza dhe bezha