Nuk ka asgjë që në këtë moment që të bën të besosh më shumë sesa ky model sandalesh. Nëse edhe juve ju ka përfshirë entuziazmi për t’u rikthyer në fëmijërinë e hershme, nuk jeni të vetmit. Ky model sandalesh i mesit të viteve '90, u kthye nga street style i New York-ut e po pushton të gjithë rrjetin.

Njihet si modeli ‘Teva’ dhe ky emër vjen duke identifikuar një stil retro, madje deri në lashtësi, kur perënditë mbanin veshur në këmbë të tilla sandale.

Po cilat janë 4 arsyet pse duhet të zgjedhim të tilla sandale këtë verë?

1. Rehatia

Çfarë më shumë se një veshje të rehatshme do të donit të kishit në këmbë gjatë ditëve të nxehta, ku çdo gjë në trup të duket e tepërt? Këtë model sandalesh mund ta vishni nga mëngjesi në darkë dhe nuk do ndieni lodhje për asnjë çast. Nëse jeni në mal, në breg, në rërë a në gur, kudo do të ndieni rehati absolute në këmbë.

2. Janë të kombinueshme

Ndonëse i gjejmë të shfaqura për herë të parë në vitet ’90, ‘Teva’ janë rikthyer, sepse mund të kombinohen me gjithçka; me fustan, me pantallona të shkurtra, me funde e me gjithçka keni zgjedhur të vishni në një ditë të nxehtë vere. Madje, edhe nëse do të zgjidhni të visheni pak më ekstravangante apo klasike në darkë, sërish këto lloj sandalesh do t’ju dhurojnë një pamje mahnitëse.

3. Je cool

Mos guxo të bësh pyetje të tjera për këtë model sandalesh. Tani për tani, janë të vetmet që të sigurojnë një pamje cool, çfarëdo lloj veshjeje të kesh zgjedhur. Me të gjitha ngjyrat e mundshme dhe të gjitha materialet, selfie-t më të tilla sandale në rrugë do t’ju sigurojnë dhjetëra qindra pëlqime në llogaritë tuaja.

4. I veshin blogeret

Mary-Kate dhe Ashley Olsen i veshin. Kështu që për këtë trend të gjithë duhet të jemi mirënjohës. Arsyet janë disa, por më kryesorja, ju kurrë nuk do të keni problem me këmbët.

Nëse keni pyetje të tjera, mos kërkoni më gjatë – klikoni në Instagram dhe përgjigjet janë aty.