E dini që xhinset me bel të shkurtër janë rikthyer në modë? Nëse ende nuk e keni vënë re, Irina Shayk u pa me një palë xhinse vintage me bel të shkurtër pak javë më parë, por nuk është e vetmja. Edhe shumë ikona të njohura të modës kanë propozuar modele të ndryshme xhinsesh me bel të shkurtër në profilet e tyre.

Por ato që kanë rënë më së shumë në sy janë ky model me zinxhirë, që së fundi i keni parë edhe në profilin e Lori Hoxhës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by EB Denim (@ebdenim)

Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane Dove Cameron, sapo ka prezantuar një stil të ri të xhinseve me zinxhirë. Cameron, në fotot e saj të fundit, me një street style tërësisht origjinal, krijoi një model të ri me përthyerjen e belit duke i bërë xhinset me shtrat edhe më të shkurtër.

Nga New York-u, Dove, me shumë gjasa, i bëri të gjithë të kthejnë kokën pas me veshjen e saj; një xhaketë nga Moschino – bashkë me një bady “binjake” me të - dhe një palë 'Levi's' të ripunuara nga “B Side Jeans” me detajet e zinxhirit anash.

Për ta bërë veshjen edhe më interesante, me kontributin e stilistes Erin Walsh, Dove jo vetëm që krijoi një bel më të shkurtër të xhinseve, por mbërtheu edhe rripat e sandaleve “Dolce & Gabbana” mbi pjesën e poshtme të xhinseve.

Duket se Lori Hoxha e ka pasur punën pak më të thjeshtë. Xhinset e siguruara nga 'ebdenim', të cilat gjithashtu bien në sy për detajet e zinxhirëve anash, blogerja shqiptare i ka kombinuar me një crop top pink.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)

Po nëse nuk i gjeni, mund t’i bëni lehtësisht me zinxhirë xhinset që keni aktualisht. Në videon e mëposhtme ju shpjegohen disa hapa për t’i kthyer xhinset tuaja të zakonshme në një stil të ri si të Dove Cameron apo edhe ato të Lori Hoxhës.