Dua Lipa është e njohur për stilin e saj në veshje, gjithmonë fun, me ngjyra dhe mjaft tërheqëse. Kohët e fundit, këngëtarja e njohur shqiptare i është përkushtuar plotësisht modës së viteve 2000, ajo që njihet ndryshe si ‘Y2K’ (year 2000) dhe këtë e ka arritur edhe me ndihmën e stilistit të saj, Lorenzo Posocco.

Nëse doni të dini se cilat janë disa prej tendencave më të mira të modës ‘Y2K’, më poshtë do të gjeni disa këshilla që Dua Lipa i tregoi më së shumti, këtë verë. Ku tjetër më shumë se në jugun e Shqipërisë?

Stili i viteve 2000 për Duan nënkupton shumë detaje rozë dhe shumë lule, flutura. Disa nga veshjet më të mira të kësaj vere përfshijnë bluza fëmijësh, crop top, xhinse të stampuara me kafshë etj. Ajo pëlqen të kombinojë ngjyrat e veshjes me aksesorët - veçanërisht këpucët, çantat, syzet e diellit, byzylykët dhe unazat. Me këto të fundit, Dua është vërtet e fiksuar, sikur ndihet e paplotë pa to. Ashtu si ylli me stil Sophie Turner, edhe Duas i pëlqen të ketë sa më shumë unaza me ngjyra për t’i dhënë më shumë dritë veshjes së saj.

1. Krijoni kontrast me një rozë të bukur dhe printe kafshësh

Dua zgjodhi të kombinojë një crop top rozë me mëngë, çantën rozë, syzet e diellit rozë dhe rripin rozë. Por zgjodhi xhinset me printe gjarpri për të krijuar kontrast dhe origjinalitet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

2. Kthejini në brande markat klasike ‘Y2K’

Dua (dhe stilisti Lorenzo Posocco) janë të njohur për pamjen e gjallë dhe plot ngjyra. Kjo veshje e frymëzuar nga ‘Y2K’ me një bikini shumëngjyrëshe ‘Missoni’ dhe këmishë e gjerë ‘Ed Hardy’ është po ashtu një zgjedhje interesante.

3. Kombinoni crop top me aksesorët

Zakonisht, veshjet e Duas janë të kombinuara me aksesorët. Por më shumë, ajo tregon kujdes që pjesën e sipërme, (bluzat e shkurtra) t’i kombinojë me aksesorët. Për këtë veshje, ajo zgjodhi një ngjyrë vjollcë, e cila kombinohej me shapkat në të njëjtën ngjyrë.

4. Krijoni versionin tuaj të së bardhës

Pink është sigurisht ngjyra e Duas për verën e vitit 2021. Por në vend që të zgjidhte të bardhën klasike (të tenisit), ajo e bëri trendin krejt të sajin me një përzierje të ‘Y2K’. Një kostum i koordinuar me rozën e bebes dhe pastaj me një detaj ngacmues – flutur diamanti.

5. Kombinoni një xhaketë oversize me një fustan seksi

Dua është një adhuruese e hershme e markës londineze ‘Poster Girl’. Dhe ndërsa ylli i popit duket jashtëzakonisht seksi me këtë veshje, i shton asaj edhe një xhaketë sportive oversize.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

6. Lini përshtypje me një veshje të paharrueshme

Kostumi ‘Casablanca’ i Duas tërhoqi vëmendjen për shkak të printit ëndërrimtar - perëndim dielli, por edhe qepja me tegela tregoi një nivel të ri të stilit të artistes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

7. Asnjëherë mos dilni nga shtëpia pa aksesorët shumëngjyrësh

Aksesorët e preferuar verorë të Duas janë, pa dyshim, koleksioni i unazave shumëngjyrëshe, që duken sikur sapo dolën nga një makinë çamçakëzi.

Po është Dua… S’mund të dalë nga shtëpia pa ngjyra dhe dritë.