Festat e fundvitit janë shumë pranë dhe bëni mirë të mendoni që tani se çfarë do të vishni. Për të ndarë mendjen, do t’ju ndihmojmë me disa ide nga Who What Wear.
Cilat janë veshjet, materialet apo modelet që janë më “in” këtë fundvit? Nga kostumet serioze e deri te fustanet e satenit, ka një sërë veshjesh që mund t'i vishni nga zyra në një drekë Krishtlindjesh. Po ashtu ka edhe fustane të thjeshta për ato që duan të ndihen më komode.
Nëse jeni duke kërkuar për frymëzim për sezonin e festave, më poshtë keni 8 ide veshjesh që do t’ju ndihmojnë të ndani mendjen.
Fustan i shkurtër velvet me mëngë tyli
Një fustan të kuq - tipik për festa
Fustan leopard
Kostum velvet
Një xhaketë ‘chic’
Mund ta kombinoni me çfarë të doni.
Fustan saten - gjithmonë perfekt për festa
Fustan me print tie-dye
Mund ta vishni me çizme me platformë për ta bërë më trendy dhe mbi të gjitha më të rehatshëm.
Një veshje perfekte për të shkuar nga puna në festë
Ok, dekolteja mund të jetë pak e hapur për në punë, por mund ta vishni me një bralette ose kanotierë me dantellë poshtë.