Sa herë jeni ndodhur në sezonin e uljeve, duke bërë blerje te reja dhe përfundoni duke shpenzuar gjithmonë për gjëra të thjeshta bazike, që çuditërisht janë ngjyra e zezë ose e bardhë. Sigurisht, zgjedhja e ngjyrave të tilla janë një blerje e mirë por nuk do të thotë që janë zgjedhja e vetme!

Në fakt janë një sërë printesh të cilat gjithmonë duken të kushtueshme, edhe pse nuk janë në të vërtetë. Jeni kurioze cilat janë disa prej tyre? Mbani shënim dhe mos i neglizhoni herën tjetër që do të shkoni shopping.

Vijat

Me sandale me takë apo me atlete, për paradite ose në mbrëmje, gjithmonë do jeni IN

Lulet e mëdha

Elementi femëror i luleve, ideal për çdo stinë.

Gingham


Mund t'ju duket pak e ndërlikuar për t'i kombinuar, por jeni gabim. Kuadratet bardhezi janë lehtësisht të kombinueshme me çdo ngjyrë apo print

Pikat (Polka Dots)


Dekadat kanë vërtetuar se ky është printi pa kohë, që nga princeshat e deri tek javët e modës.

Yjet


I mbani mend këshillat që ju dhamë për kuadratet? Yjet janë e njëjta familje përsa i përket trukut të kombinimit!