Leni Klum nuk po ndjek vetëm karrierën e modelingut, si mamaja e saj Heidi Klum, por po merr edhe stilin e saj. Ajo nuk e mendoi gjatë veshjen e mbrëmjes së maturës, por u drejtua te dollapi i nënës së saj dhe gjeti një fustan të vjetër, por me shumë vlerë.

Leni i postoi fotot në Instagram duke treguar fustanin e zi pa rripa për natën e madhe, duke shkruar:

"Mbrëmja e maturës me fustanin e mamit".

Heidi komentoi një emoji me sy zemre në komente, ndërsa stilisti i saj prej kohësh, Lorenzo Martin, e quajti pamjen "përsosmëri".

Heidi e veshi fustanin e satenit në vitin 1998 për xhirimet e "Comic Relief VIII", një ngjarje komedi live për bamirësi, ku u paraqitën Billy Crystal, Whoopi Goldberg, Robin Williams dhe Jason Alexander.

Ish-engjëlli i Victoria's Secret e stiloi fustanin me flokë të drejtë, të ndarë në mes, me një varëse ari dhe taka të zeza – një pamje tipike e viteve '90.

Ndërsa vajza e saj i dha një prekje moderne duke i stiluar flokët me onde natyrale, me një varëse të thjeshtë diamanti dhe me një çantë Alexander Wang e zbukuruar me gurë (695 dollarë).

Karriera si modele e Lenit ka marrë një hov të madh që kur ajo u shfaq në kopertinën e Vogue Germany së bashku me nënën e saj, në dhjetor 2020. Vetëm një muaj më vonë, ajo hapi Javën e Modës në Berlin.

LEXONI EDHE:

Vajza e supermodeles së famshme në hapat e së ëmës, njihuni me yllin e ardhshëm të pasarelave