Shpesh besohet se jumpsuits nuk u shkojnë vajzave me shtat të shkurtër. Nëse edhe ju e keni dëgjuar këtë, atëherë fshijeni menjëherë këtë mendim nga mendja, sepse janë disa modele përrallore për vajzat shtatshkurtër që do t'ju duken të magjishme.

Jumpsuits i përshtaten gjatësisë së trupit tuaj

Nëse ka një gjë në lidhje me jumsuits që e keni ditur gabim deri tani, është fakti që ato nuk duken bukur te vajzat e shkurtra. Rekomandimi ynë për jumpsuits për siluetën tuaj do t'ju bëjë t'i shtoni ato menjëherë në gardërobë!

Magjia bardh e zi

Me një jakë të thellë V dhe pantallona të holla, ky jumpsuit ka të gjitha tiparet që do ta bëjë një vajzë të duket e hollë dhe më e gjatë.

Luaj me pikat

Printet e mëdha të theksuara mund të mos jenë të përshtatshme për ju, por sigurisht që janë pikat e vogla. Ky jumpsuit stil fundi me pika është casual, por elegant. Visheni me platforma dhe do të jetë perfekt për gjatësinë tuaj.

Fuqia e luleve

Lulet janë zgjidhje perfekte për vajzat që nuk guxojnë me ngjyrat e forta. Të çarat anësore e bëjnë këtë opsionin më të mirë për vajzat që duan të shtojnë disa centimetra në siluetën e tyre.

Shpatullat e hapura

Shpatullat e hapura janë modeli më IN për momentin dhe ky jumpsuit është fiks atë trend. Theksimi i belit të lartë dhe pjesa e sipërme e zhveshur e bëjnë këtë jumpsuit zgjedhje të përsosur për vajzat e shkurtra.

E kuqja nuk gabon kurrë

Është e vështirë të gabosh me të kuqen, prandaj ky jumpsuit që i përshtatet trupit është zgjedhje e përkryer për këdo që shqetësohet se do të jetë e shkurtër disa centimetra. Plus, takat me të cilat do t'i kombinoni do të kompensojnë më shumë gjatësinë tuaj! Besojini së kuqes!