Ylli i radhës i veshur nga Valdrin Sahiti ishte Rita Ora. Këngëtarja shqiptare mbajti një koncert mbrëmë në Tiranë dhe Sheshi Skënderbej u vesh me ngjyrat kuq e zi. Po ashtu, edhe Rita u vesh me të njëjtat ngjyra dhe Valdrin Sahiti bëri një punë fantastike duke ndërthurur shqiponjën dykrenare në veshjen e Ritës.
Poshtë ajo mbante veshur një body me detaje tyli dhe gurësh vezullues, ndërsa sipër një pelerinë me kapuç kuq e zi dhe me shqiponjën në pjesën e fundit.
Dhe siç mund të shihet, rezultati ishte mbresëlënës!
View this post on Instagram