Tulumi është një nga ato vende që është kthyer në një atraksion turistik gjithnjë e më shumë vitet e fundit. Muaji më i afërt që rekomandohet për të vizituar Tulumin është nëntori, sepse është fiks pas sezonit të uraganeve, kështu që hotelet janë ende relativisht të lira, ndërsa moti do të jetë i thatë me lagështi të ulët.
Kështu që bëni gati valixhet dhe rezervoni pushimet në nëntor. Por më parë, hidhini një sy guidës së Jona Spahiut, e cila ndan shpesh eksperiencat e saj të udhëtimeve. Përveç stilit të saj në të veshur, Jona ne na pëlqen edhe për rekomandimet e saj, prandaj po ndajmë më poshtë një guidë për Tulumin të huazuar nga Instagrami i saj @jonapahiuu.
Sipas Jonës, koha më e mirë për të vizituar Tulumin është fundi i dhjetorit, janari dhe shkurti – që janë muaj të populluar. Marsi dhe prilli janë muaj të qetë. Ndërsa maji nuk rekomandohet pasi është muaji më i nxehtë. Po ashtu, qershori dhe tetori kanë shumë shira.
Plazhet më të mira për të shkuar:
Be Tulum (i preferuari)
Nomade
Vagalume
Bagatelle
Habitas (pas orës 16:00)
Hotele
Be Tulum Hotel
Shumë i organizuar
Plazh i qetë dhe me shumë hapësirë
Perfekt për një ditë totale relaksi
Ushqimi 10/10
Duhet provuar patjetër Mezcal Cocktails
Ka një minimum shpenzimi për person
Vagalume
Plazh shumë i bukur
Muzikë e mirë
Ushqimi 9/10
Vendi i duhur për të shijuar Tulumin e vërtetë
Në ditë të caktuara ka evente me tema dhe DJ special në mbrëmje
Bagatelle
Një eksperiencë krejt tjetër, nisur që nga shërbimi dhe përkujdesja e stafit
Ka një minimum shpenzimi, por shumë i justifikueshëm për atë që ofron
Ushiqimi 10/10 (një rekomandim është Avocado Pizza)
Muzikë, energji, atmosferë dhe shërbim i shkëlqyer
Habitas
Plazh i vogël, por me super energji
Atmosferë e qetë dhe energji spirituale
I zhurmshëm pas orës 16:00
Moro, restoranti i hotelit, ndër më të mirët në Tulum
Ekstra
Yoga çdo mëngjes dhe një terapi tingujsh që duhet ta provoni patjetër.
View this post on Instagram
Vende për të konsumuar darkën
Casa Jaguar (i preferuari)
Hartwood (i thjeshtë, por një nga vendet me ushqimin më të mirë që mund të provoni)
Moro Restaurant at Habitas
Ocumare
NÜ (duhet të provoni chili pork belly tacos)
Rosa Negra (ia vlen më shumë për atmosferën sesa për ushqimin)
View this post on Instagram
Të mbivlerësuara
Gitano
Kin Toh
Vendi i preferuar për pije
Matcha Mama
View this post on Instagram