Ilary Blasi theu heshtjen pas intervistës tronditëse të Francesco Totti për “Corriere della Sera”, sigurisht në mënyrën e saj. Fjalët e ish-kapitenit të Romës, ku ai akuzoi Ilary-n se kishte vjedhur një Rolex me vlerë të madhe, bënë shumë bujë në media.
“Ajo shkoi me babanë e saj për të zbrazur kutitë e kasafortës dhe më mori koleksionin e orëve. Nuk la as garancitë, as kutitë”, -u shpreh Totti për nënën e fëmijëve të tij.
Pak orë më parë, prezantuesja i është përgjigjur përmes një Story ironike në instagram ku e ka bërë edhe tag Totti-n. Blasi ka filmuar veten para një dyqani Rolex dhe ka etiketuar ish-partnerin pa u menduar dy herë.
View this post on Instagram
Nga Totti nuk ka ende asnjë përgjigje!