Stilistja e njohur, që ka punuar me njerëz të famshëm, Monica Rose, tregon disa elementë që duhet t’i kesh patjetër këtë vjeshtë. Jo vetëm sepse motrat Kardashian – Jenner kanë filluar t’i tregojnë tendencat e vjeshtës, por edhe sepse, sipas Rose, disa elementë kanë filluar të spikaten më shumë se të tjerët në pasarela. Monica punon me Kardashians, Jenners, Hadids dhe me shumë njerëz të tjerë që influencojnë botën e modës.

Rose ndan me publikun çfarë duhet të kesh në vjeshtë. Ndiq këshillat!”

Një T-shirt vintage

“Një t-shirt që nuk njeh kohë” – thotë Rose, e cila tregon se një prej këtyre varianteve të bardha. “Janë super cool, të thjeshta dhe shumë të rehatshme… Ndonjëherë më pak është më shumë...”

Veshjet e meshkujve 

“Është një sekret që ju nuk e dini. Ne përdorim shumë veshje meshkujsh te klientet tona”  - tregon Rose. Dhe një prej sugjerimeve të saj është Bomber Jacket, një kadife e bukur, e cila i rri mirë çdo trupi. 

Çizmet e gjata

Ju mund ta keni vënë re Kendall Jenner që ka veshur çizme të gjata  lëkure gjatë këtyre ditëve *gjithandej*. “Janë shumë të rehatshme dhe nuk janë shumë ta larta”, – shton Rose. “Edhe ky model ka filluar të behët tendencë për sezonin e ri vjeshtë – dimër. Duhet t’i keni patjetër, Mbani shënim!

Kapela

“Personalisht vë gjithmonë kapelë sa herë i kam flokët keq”, – tregon Rose. Por edhe shumë vajza të tjera bëjnë të njëjtën gjë. “Duket sikur veshja bëhet më interesante me një aksesor të shtuar si kapela.” Është një aksesor mjaft i mirë për vjeshtën.