‘Look-u’ i fundit i Hailey Bieber na lidh me familjen mbretërore. Thënë kjo, partnerja e Justin Bieber u shfaq e veshur me shumë stil teksa doli nga palestra së fundmi.
Ajo u fotografua me një bluzë gri stil ‘oversize’, pantallona të shkurtra dhe atlete të zeza me çorape të bardha. Look-un e saj ajo e kombinoi me një kapele të zezë Nike dhe një çantë lëkure elegante.
Nuk e dimë nëse ishte apo jo e qëllimshme, por veshja sportive e Hailey u ka kujtuar të gjithëve stilin ikonik të Princeshë Diana-s. Stili i saj i përditshëm përbëhej nga bluza ‘oversize’ (të cilat zakonisht shfaqnin një logo në pjesën e përparme) dhe pantallona të shkurtra, të cilat ajo i vishte shpesh në palestër. Dhe siç e dimë, Princeshë Diana krijoi një stil në modë që i ka rezistuar kohës.
Në fakt, kjo nuk është as hera e parë që Hailey rikrijon veshje të viteve '90 dhe të Diana-s. Në vitin 2019, 26-vjeçarja rikrijoi pozat dhe veshjet e Lady Di për ‘Vogue Paris’.
“Gjithë merita për princeshën Diana, jashtëzakonisht të bukur dhe me stil, e cila ka qenë gjithnjë një frymëzim për mua”, shkroi Hailey në Instagramin e saj në atë kohë. “Faleminderit që keni lënë pas një trashëgimi kaq ikonike të modës dhe stilit”.
Kohët e fundit, Hailey pranoi se Princesha Diana do të jetë gjithmonë muza e saj. “Unë u frymëzova vërtet nga fakti se ajo ishte gruaja më e famshme në botë në atë kohë, e të gjitha kohërave, dhe ajo bëri atë që donte me stilin e saj”, tha modelja për ‘Harper's Bazaar’ në shtator. “Ajo me të vërtetë u shpreh përmes stilit të saj, pavarësisht se ishte në pozicionin në të cilin ishte”.
Hailey, e cila prej vitesh është në qendër të vëmendjes, ka shpjeguar se stresohet për veshjen e saj. “Unë fotografohem aq shumë sa më duket sikur ndonjëherë i bëj presion vetes”, tha ajo për revistën. "Edhe nëse do të vesh vetëm xhinse dhe një bluzë, dua që të jenë një palë xhinse super të bukura dhe një bluzë e mrekullueshme!"
Është e qartë se ajo ka bërë pikërisht këtë me paraqitjen e saj të fundit.