Në jetën reale, një partner i ri, qoftë edhe një partner që të pëlqen shumë, mund të jetë i vështirë, i pakëndshëm ose ndryshe… jo i mirë...në shtrat.

Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se nuk mund të bëhet shumë më i mirë.

Nuk po flasim për seksin që është i keq, sepse ai nuk respekton limitet e tua. (Nuk ka shanse të dyta në këtë situatë.)

Për t'ju ndihmuar të kuptoni nëse përvoja juaj e pakënaqshme ishte thjesht një pengesë në rrugën drejt një lidhjeje shumë më të këndshme, ne kemi disa këshilla nga Chamin Ajjan, një terapiste e sjelljes njohëse me bazë në Bruklin dhe terapiste e certifikuar seksi, se çfarë të bëni nëse seksi me një partner të ri lë shumë për të dëshiruar.

Shkëputuni nga mendimet e tepërta

Problemi është se vendosja e pritshmërive tuaja shumë të larta mund t'ju sjellë një dështim të mundshëm, thotë Ajjan. Nëse marrëdhënia juaj e parë ishte, uh, jo e mirë, ajo rekomandon të pyesni veten: a e përjetova atë moment apo isha fokusuar në përvojën që kam krijuar në mendjen time?

Përqendrohuni në shqisat tuaja duke i kushtuar vëmendje asaj që po dëgjoni, nuhatni, shijoni dhe ndjeni. Kjo qasje e ndërgjegjshme ndaj seksit mund të rrisë kënaqësinë tuaj duke e bërë atë një përvojë të mrekullueshme shqisore ku jeni më në sinkron me partnerin.

Bëhuni më të qartë se çfarë doni të dy në shtrat.

“Seksi i keq shpesh është vetëm një rast dështimi në komunikimin”, thotë Ajjan. 

Komunikimi me një partner seksual mund të jetë verbal ose joverbal. Në vend që t'i tregoni se çfarë nuk ju pëlqeu, provo të ndash me të atë gjë që të pëlqen.

Mos harroni se seksi supozohet të jetë argëtues!

Të bësh seks duhet të jetë qejf dhe jo një hall i shtuar. Ne priremi të shqetësohemi nëse po e kënaqim partnerin, fiksohemi me mënyrën si dukemi, etj. Sigurisht, mund të jetë e sikletshme nëse seksi ishte i keq herën e parë, por mbani end se partneri juaj (ose ju) mund të ketë qenë nervoz, ose ndoshta i shqetësuar për atë që po mendonit apo ndjenit.

Burimi: Self