Leonardo DiCaprio ka qenë duke festuar 'si i çmendur' këto ditë në Miami në një jaht në pronësi të një miliarderi suedez.

Jahti i quajtur 'Vava II' është në pronësi të Ernesto Bertarellit dhe vlerësohet rreth 150 milionë dollarë.

Siç dihet 48-vjeçari është beqar që prej ndarjes nga Camila Morrone në verë, pasi ajo mbushi 25 vjeç në qershor. Ka patur raportime të shumta për një romancë me modelen Gigi Hadid, por asnjëri nuk e ka mohuar apo pohuar diçka të tillë.

Sipas 'Page Six' festa në Miami në të cilën mori pjesë DiCaprio filloi pas mesnate deri rreth orës 5 të mëngjesit, me Venus dhe Serena Williams të pranishme. Pjesëmarrës të tjerë të njohur ishin Jared Leto, Vito Schnabel, Reilly Opelka, Vivi Nevo dhe Paolo Zampoli.

E njëjta media pohon se kishte rreth 100 modele të pranishme gjithashtu. 'Page Six' raporton se një burim u tha atyre se: "Nuk kam parë më shumë modele në jetën time, askush nuk dukej 'normal'. Ishte një grup vajzash që kishin veshur fustane me rruaza pa asgjë poshtë, pa të brendshme. Mund të shihje gjithçka."

'Page Six' shkruan gjithashtu se DiCaprio u dëgjua duke biseduar me Bertarellin për "shpëtimin e oqeaneve".

Ironikisht një raport i 'Fast Company' në 2021 theksonte se "një superjaht me një ekuipazh të përhershëm, nëndetëse dhe pishina lëshon rreth 7020 ton CO2 në vit, duke e bërë atë deri tani asetin më të keq për mjedisin”.

DiCaprio ka qenë në një festë në të njëjtin jaht në St. Tropez në verën e vitit 2022.