Festat janë periudha më magjike për të gjithë, por veçanërisht për fëmijët. Të gjithë mundohemi t’i bëjmë ata të lumtur dhe çfarë i bën më të lumtur fëmijët se lodrat e reja?! Një kukull apo një çantë e re tingëllojnë si dhurata më e bukur për çdo fëmijë. Po kur këto dhurata vijnë dy në një? Një çantë me një kukull, e cila mund t’i hiqet ose merret me vete kudo, është dhurata që asnjë fëmijë s’do t’i thoshte jo.
Ermelinda Helmesi ka gjetur “formulën” për t’i bërë fëmijët të lumtur, jo vetëm në këtë periudhë festash, por gjatë gjithë vitit! Prej katër vitesh ajo menaxhon dyqanin e saj online, Raenla Online Shop me dhurata të personalizuara dhe me produktet më të dashura për fëmijët – çantat dhe kukullat Metoodoll dhe Gloveleya, për të cilat RaenlaOnlineShop është e vetmja faqe e autorizuar për t’i shitur në Shqipëri.
Duke punuar për Gloveleya, Ermelinda vendosi t’i sillte edhe në vendin tonë, si një produkt i veçantë, cilësor dhe risi në tregun shqiptar. Sigurisht që fillimi nuk është i thjeshtë, por me mbështetjen e pakushtëzuar të familjes së saj, Ermelinda ia doli të fitonte vazhdimisht klientë dhe sot ka një numër të madh blerësish besnikë, të cilët kanë gjetur vendin perfekt për dhuratat më speciale.
Ashtu si emri, vetë dyqani është frymëzuar nga vogëlushet binjake të Ermelindës. Raela dhe Raena, të cilat tanimë marrin pjesë me shumë dëshirë edhe në reklamimin e produkteve. Lidhja e Ermelindës me biznesin e saj është më shumë emocionale dhe, mbi të gjitha, është pasioni ai që e bën të mos dorëzohet as në ditët më të lodhshme dhe vështirësitë që vijnë me to. Pavarëisht se punon në sektorin bankar, ajo e gjen kohën për të përmbushur pritshmëritë e klientëve të saj, duke mos i lënë kurrë të zhgënjyer.
Raenla Online Shop është gjithmonë në zgjerim të gamës së produkteve dhe aktualisht, veç çantave dhe kukullave (për vajza dhe djem), sjell edhe bluza dhe body, kapele dhe topa për pemën e Vitit të Ri, si dhe sete për ditëlindje, të gjitha të personalizuara sipas dëshirave dhe kërkesave të klientëve.
Në këtë intervistë për Class, Ermelinda na rrëfen më shumë për biznesin që lindi krejt rastësisht, por u kthye shumë shpejt në vendin e preferuar të gjithë njerëzve që pëlqejnë gjërat e veçanta dhe të personalizuara.
Ermelinda si lindi ideja jote për të hapur një biznes?
Kam mbaruar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik. Nga 2010-a vazhdoj të jem e punësuar në sektorin bankar. Kam bërë trajnime të ndryshme:
Lidership skills;
Menaxhim i rrjeteve sociale;
Marketingu digital;
Tregtia online.
Gjatë kohës që punoja online si freelancer mendova pse jo mos të hapja edhe unë nje faqe online. Kam punuar për Gloveleya distributor kryesor i kukullave edhe çantave. Në kohën që e menaxhoja këtë faqe mendova t’i sjell edhe unë në Shqipëri duke u bërë e vetmja faqe e autorizuar.
A ishte e vështirë të hyje në tregun shqiptar dhe të krijoje besueshmëri te klientët?
Të gjitha bizneset përpiqen që të mbajnë një marrëdhënie sa më të mirë me klientët, të gjenerojnë më shumë informacione dhe t'u lehtësojnë punën e tyre të përditshme. Përballja dhe kalimi i çdo pengese që paraqitet është ajo që e veçon një biznes të mirë nga konkurrentët e tij.
Cilat janë sfidat me të cilat përballet një dyqan/biznes online?
Disa nga sfidat më të zakonshme:
-Të sigurojë përvojë të shkëlqyer me klientët;
-Mbajtja e klientëve;
-Ndërtimi i një brand-i me reputacion.
Çfarë këshille do t’i jepje dikujt që sapo ka nisur ose do të nisë një biznes online?
-Bëhuni social dhe pyesni klientët për mendimet e tyre.
-Behuni aktiv në mediat sociale.
- Studioni audiencën tuaj të synuar: Është shumë e rëndësishme të studioni audiencën tuaj të synuar duke kryer një sondazh. Gjeni se çfarë është e rëndësishme në jetën e tyre të përditshme dhe pritshmëritë që kanë për produktin tuaj. Gjithashtu zbuloni se si produkti juaj do të bëjë ndryshim në jetën e tyre dhe çfarë dobie do të sjellë në strategjinë tuaj të marketingut online.
Në këto 4 vite që menaxhon biznesin, keni pasur momente delikate?
Momenti më delikat ka qenë në fillimet tona, kur çdo gjë u mor përsipër të kryhej nga ne. Ne filluam të blinim pajisjet edhe m’u desh të përballoja një “boom” të madh porosish, që ishte për periudhën e festave.
A e mendoje dikur që do arrinit suksesin që keni sot?
Çdo gjë nisi rastësisht, por sot jemi zgjeruar shumë në treg dhe jemi bërë dyqani më i preferuar online.
Kujt ia dedikon suksesin tënd?
Totalisht familjes, pasi për çdo iniciativë timen atje gjej mbështetjen kryesore.
Një biznes me dhurata të personalizuara të mundëson të jesh dëshimtare në shumë gëzime të njerëzve. Sa të motivon kjo gjë në punën që bën?
Nuk ka gjë më të bukur se të jesh pjesë e gëzimeve familjare. Çdo ditë marrim falënderime dhe urime nga klientët tanë. Kjo na e shton edhe më shumë dëshirën për të sjellë risi në treg.
Kujton ndonjë situatë të vështirë me ndonjë klient?
Jo, nuk ka pasur!
Çfarë kanë të veçantë produktet tuaja?
Çantat dhe kukullat e personalizuara janë produkte për të cilat ne jemi të vetmit të autorizuar në treg.
Cili është produkti më i shitur në gjithë këto vite nga nisja e biznesit tuaj?
Produkti më i shitur janë çantat me kukulla.
A keni rezervuar ndonjë surprizë për klientët gjatë festave?
Po, gjatë festave ne kemi nxjerrë shumë oferta për të gjithë. Kemi nxjerrë edhe oferta për klientët tanë besnikë.
Si ju frymëzojnë vajzat tuaja në punën që bëni?
Vajzat tani janë 6 vjeç, edhe ato japin kontributin e tyre duke bërë video me produktet që ne sjellim në treg.
A ka qenë e vështirë për ty si një nënë e dy vajzave të vogla që t’i përkushtohesh biznesit dhe punës nga ana tjetër?
Kur ka dëshirë për ta çuar biznesin në një tjetër nivel, mundimi dhe lodhja harrohen!
Si ia del të jesh një grua në karrierë, biznesmene, bashkëshorte dhe nënë e pranishme? Kush është ndihma jote më e madhe?
Kur në krah ke të gjithë familjen, çdo gjë tjetër është e arritshme. E vetme do të ishte shumë më e vështirë.
Cilat janë qëllimet tuaja për vitin që vjen?
Aktualisht ne operojmë vetëm në Shqipëri, pas pandemisë i ndaluam dërgesat jashtë vendit. Në vitin 2023 synojmë të rikthejmë dërgesat në tregun evropian.
Dhe meqë jemi në periudhën më të bukur të vitit, mos harroni se në faqen e Instagramit RaenlaOnlineShop mund të gjeni dhuratat më të bukura për festat.