Recycle, Upcycle, Reuse, Rebrand

Popcy është një markë shqiptare, që ka si synim rikthimin e identitetit në hapësirën luksoze të modës, mbajtjen e një lidhjeje me trashëgiminë e markave dhe krijimin e produkteve të qëndrueshme.

Popcy ka lindur në Brandville.

Ripërdorim kreativ, transformim, qëndrueshmëri, 'limited edition' dhe jetëgjatësi, janë fjalët që shpjegojnë procesin e punës dhe produktet përfundimtare nga Popcy.

Gjithçka filloi me idenë origjinale të riciklimit të çantave të përdorura të shitura në Brandville, i cili është dyqani fizik për aksesorët premium të modës të dorës së dytë.

Frymëzimi i artikujve vjen nga Luxury, Handmade dhe Popart, ku artistët e Popcy-t thurrin me kujdes secilin prej këtyre koncepteve së bashku, për të krijuar një artikull të veçantë nën markën Popcy.

Dëshiron të gjendet afër ose të tërheqë vëmendjen e atyre që janë të apasionuar pas markave luksoze, por që kanë një kthesë ose dëshirë për të zotëruar diçka unike dhe të personalizuar për ta.

Çdo artikull që mban këtë logo është punuar me dorë dhe i bazuar në produktet dhe dizajnet autentike të disa prej markave më të njohura të modës në botë.

Kjo qasje ndaj markave luksoze buron nga një nevojë urgjente për të ricikluar produktet luksoze duke ruajtur identitetin e tyre. (upcycle)

"Ne jemi krenarë për të qënit një ndër brendet e para që riciklojnë artikujt e modës luksoze të përdorura ose të dëmtuara dhe i shesim ato online!

Popcy, ne besojmë në një të ardhme të qëndrueshme dhe të përgjegjshme të modës!"

Janë të përkushtuar ndaj inovacionit të qëndrueshëm, afatgjatë dhe ofrimit të stileve që janë unike, me cilësi të lartë dhe mbi të gjitha të përshtatshme me tendencat aktuale.

Ajo çfarë e bënë më interesant fenomenin 'upcycle' në botën e modës është dhe vëmendja që po merr nga personazhe të famshëm dhe me influencë si Gigi Hadid, Winnie Harlow, Ksenia Shnaider etj.

Pas komunikimit që kemi patur me Popcy, na bënë të ditur se edhe në Shqipëri, personazhet VIP, kanë shfaqur interes të lartë për bashkëpunime në mbështetje të këtij trendi mjaft interesant dhe unik. 

Nëse po kërkoni të adoptoni një mënyrë jetese më të qëndrueshme dhe të krijoni një stil të veçantë, drejtohu tek Popcy by Brandville!