Pas 15 vitesh në krye të top listave muzikore, edhe pse po kalon kohë të errëta, Justin Bieber ka vendosur të shesë të gjithë katalogun e tij muzikor për shifrën marramendëse prej 200 milionë dollarësh.
Kompania përgjegjëse për marrjen e të drejtave të tij do të jetë Hipgnosis Songs Capital, e mbështetur nga Blackstone.
Themeluesi i Hipnosis nuk vonoi të lavdëronte Bieber-in dhe punën e tij në muzikë ndër vite.
"Ndikimi i Justin Bieber në kulturën globale gjatë 14 viteve të fundit ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm," tha Merck Mercuriadis, themeluesi i Hipgnosis Song Management të martën.
Me marrëveshjen e përfunduar, Hipgnosis merr pjesën e Bieber të të drejtave për disa nga hitet e tij më të mëdha, duke përfshirë “Baby”, “What Do You Mean”, “Sorry” dhe “Love Yourself”.
Me mbi 150 milionë disqe të shitura, këngëtari 28-vjeçar kanadez është një nga artistët më të shitur të të gjitha kohërave. Kjo blerje renditet ndër marrëveshjet më të mëdha të bëra ndonjëherë për një artist nën moshën 70 vjeç.