Menduam se kishim parë gjithçka që kishim për të parë, nga sfilata emocionuese dhe përtej çdo imagjinate e Schiaparelli Haute Couture e organizuar në Paris.

Pamë një treshe supermodelesh të shkëlqyera - Irina, Naomi dhe Shalom. Pamë yllin e popit Doja Cat, të mbuluar nga koka deri te këmbët me kristale të kuqe dhe Kylie Jenner të veshur me një kokë luani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gala (@galafr)

Madje, Chiara Ferragni-n e pamë të sfidonte temperaturat e dimrit të Ville Lumière në culottes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gala (@galafr)

Por imazhi më i fortë dhe më sugjestionues, i krijuar nga sfilata e markës së njohur, nuk ishte shfaqur ende në mediat sociale. Është postuar nga modelja 32-vjeçare amerikane Maggie Maurer. Ajo shfaqet si në pasarelë me fytyrën e lyer me bojë dhe një peshqir të bardhë rreth krahve, sipër një qese transparente. Duke u mbështetur pas një dere ajo po ushqen të bijë me gji me një vështrim të përhumbur në fytyrë, por të ëmbël dhe të durueshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maggie Maurer (@maggiejoymaurer)

#mama, shkruan modelja krah fotos. Dhe në këtë foto nuk ka asgjë më shumë dhe asgjë më pak se një nënë, e cila nuk pushon së qeni nënë qoftë edhe për një sekondë të jetës së saj. As në prapaskenat e një sfilate, në kryeqytetin e glamurit, me një fytyrë të lyer. Sa të bukura dhe të fuqishme janë nënat!