Sikurse kishte lënë të kuptohej prej javësh, edhe Afrona Dika ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Blero Muharremi. 

Teksa në fillim nuk dihej se kush ishte partneri i saj i ri, tashmë identiteti i tij është zbuluar. Në “Instagram”, një person me emrin James ka postuar një foto i shtrirë, ndërsa para tij duket edhe modelja shqiptare. Nga emri duket se personi në fjalë është i huaj. 

Në foton e postuar ai nuk e ka zbuluar identitetin e tij, duke u shfaqur pa fytyrë, ndërsa duket vetëm pak Afrona. “Gjithmonë zjarr,”-shkruan James krahas imazhit, duke etiketuar edhe Dikën. 

Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër. Verën e vitit të kaluar ata i dhanë fund martesës.