Noizy dhe hitet ecin paralelisht prej vitesh tanimë. 

E me siguri i tillë do jetë edhe projekti i fundit i publikuar prej tij. Edhe një herë tjetër, Noizy ka kaluar kufijtë. 

Ai ka publikuar këngën e re “Dancer”, në bashkëpunim me artistët ndërkombëtarë Russ Millions, RondoDaSosa dhe Capo Plaza. 

Kjo është hera e parë që Noizy ka bashkuar forcat me reperin anglez, Russ Millions, emri i vërtetë i të cilit është Shylo Batchelor Ashby Milwood. 

Projekti mund të gjendet në YouTube si dhe në platformat e tjera: Spotify, Apple Music, Amazon e Deezer 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Sakaq, këtë vit fansat presin një surprizë edhe më të madhe nga Noizy dhe po flasim për një album. Sikurse ka bërë me dije reperi albumi do titullohet "Alpha" dhe do ketë shumë hite që mezi po i presim.