"Dolce & Gabbana" është një nga shtëpitë më prestigjioze të modës në botë, që ka pasur pjesë të saj ndër figurat më të rëndësishme dhe të njohura globale. Së fundmi, duket se është "pushtuar" nga Kim Kardashian dhe Kylie Jenner, të cilat kanë qenë pjesë e koleksioneve të fundit të markës italiane.

E prej kohësh, pjesë e saj është edhe një modele shqiptare, Endi Demneri. Jo pak bukuroshe shqiptare janë spikatur nga ikonat e modës në botë. Kujtojmë këtu se Oriola Marashi dhe Megi Luca janë pjesë e "Guess".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ED?? (@endidemneri)

Ndoshta jo shumë e dinë historinë e Endit, por ajo ka treguar se fillimisht ka pozuar vetëm për hatër të tezes që kishte hapur një dyqan veshjesh nusërie. Dhe sa krenare duhet të ndihet tezja e saj sot. Tiparet mesdhetare, bukuria natyrale ranë shpejt në sy të të gjithëve dhe të bërit modele u kthye në punë shumë shpejt për Endin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ED?? (@endidemneri)


Bukuroshja ka shkëlqyer në "Javën e Modës në Milano" së fundmi, duke bërë që të gjithë dritat e aparateve fotografikë të ndriçonin drejt saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ED?? (@endidemneri)

E veshur me një fustan të shkurtër me gurë rrëzëllitës, Endi dukej shumë sensuale dhe mund të themi se "e vodhi shown" mes shumë yjeve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ED?? (@endidemneri)


Duke folur për ftesën e "Dolce & Gabbana" disa muaj më parë, Endi zbuloi se ishte vetë Stefano Gabbana ai që u impenjua personalisht për ta telefonuar duke e ftuar për të qenë pjesë e "Javës së Modës" në vjeshtën e 2022!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ED?? (@endidemneri)

Padyshim një ëndërr e bërë realitet dhe që do hapë shumë dyer e do e bëjë Endin të kapë majat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ED?? (@endidemneri)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ED?? (@endidemneri)