Kevin Jacobs është emri më i përfolur në mediat sociale ditët e fundit në vendin tonë. Fituesi i "Big Brother Kanada" u kthye në një personazh pasi Luizi ka treguar se është një nga lojtarët e tij të preferuar të këtij formati. E pikërisht, prej tij ishte frymëzuar edhe për të hyrë në tualet me Kristin dhe Maestron, gjë që është e ndaluar, duke dalë të 3 në nominim.

Pasi Luizi e zbuloi këtë, shumë fansa i kanë treguar kanadezit se si Luizi po frymëzohet nga ai. Para disa ditësh, Kevin shpërndau një video në Instagramin e tij, duke shfaqur mbështetje për Luizin, të cilin e cilësoi si gjeni dhe sigurisht fitues të lojës.

Brenda pak orësh Kevin fitoi mijëra ndjekës dhe tani ka plot 35 mijë ndjekës nga 9 mijë që kishte në fillim.

E teksa Kevin vijon të mbështes Luizin, ai sot ka ardhur me një pytje. Duke shpërndarë një foto të flamujve të Shqipërisë dhe Kanadasë ai shkruan: "A duhet të jem ambasadori i ri i Kanadasë në Shqipëri?"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kevin Jacobs (@kevintedjacobs)

Një lumë komentesh kanë vërshuar në postim dhe sigurisht shumë ndjekës e kanë mbështetur.