I drejtoheni partnerit dhe e pyesni: "A të pëlqeu?" por ju në të vërtetë e dini përgjigjen.
“A më pëlqeu?! O ZOT I MADH! Ishte përtej të mirës. Ishte … e paharrueshme!”
Po flasim për llojin e seksit për të cilin nuk mund të ndaloni së menduari.
Lloji që e përsëritni në mendjen tuaj pa pushim deri në takimin tuaj të ardhshëm.
Lloji që mund të keni menduar se nuk ishte i mundur … ose mund të mendoni ende se nuk është.
Ka shumë mënyra për ta bërë seksin të paharrueshëm, por në do ju përmendim atë më efektiven.
Bëhet fjalë për “lap dance” që ndryshe është një ndërthurje e seksit me lëvizjet seksuale të striptistëve.
Poziconi në fjalë nuk ju kërkon ndonjë komoditet të stërmadh. Mjafton që ju dhe partneri të keni një vend për t’u ulur në të cilin të mund të rrini rehat të dy.
Filloni duke vënë në sfond këngën tuaj të preferuar. Ju këshillojmë një këngë latine që të keni mundësi të punoni me vithet.
Me muzikën në sfond joshni partnerin që qëndron i ulur në karrike, ndërkohë që ju kërceni dhe shfaqni plot vetëbesim anën tuaj më sensuale.
Kujdes! Mos bini shpejt pe e shikimit apo e prekjes së tij. Sa më shumë të rezistoni, aq më shumë mbresa do t’i lini dhe aq më i çmendur do të jetë më pas seksi për ju.