E dini se cilat janë qytetet me jetesën më të kushtueshme në botë?! Sipas një ankete të bërë nga “Economist Intelligence Unit”, doli në përfundimin se rritja mesatare e kostos së jetesës për vitin 2022, krahasuar me një vit më parë, është 8.1%.
“Lufta në Ukrainë, sanksionet perëndimore kundër Rusisë dhe politikat e Kinës me zero Covid kanë krijuar probleme në zinxhirin e furnizimit, i cili i kombinuar me rritjen e normave të interesit dhe ndryshimet në normat e monedhës kanë çuar në një rritje të kostos së jetesës në të gjithë botën”, thotë shefja e kërkimit në EIU, Upasana Dutt.
Ajo shton se “ky ndikim është i qartë, pasi rritja mesatare e çmimeve në 172 qytetet që kemi studiuar në kërkimin tonë është më e madhja në 20 vitet që kemi pasur të dhëna dixhitale. Rritja e karburantit ka qenë e konsiderueshme (siç ishte vitin e kaluar), por gjithashtu ushqimi, shërbimet komunale dhe mallrat e tjera shtëpiake po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta për banorët e qytetit.”
10 qytetet më të shtrenjta në botë janë:
1- Nju Jork dhe Singapori
3- Tel Aviv
4- Hong Kongu dhe Los Anxhelosi
6- Cyrih
7- Gjenevë
8- San Francisko
9- Paris
10- Kopenhagen