
Brand-i ikonik i parfumerisë dhe skincare hap dyert për herë të parë në Shqipëri.
Një ndër brand-et më të njohura të parfumerisë dhe skincare me origjinë nga Stambolli, ATELIER REBUL, ka ardhur zyrtarisht në Shqipëri me hapjen e dyqanit të tij të parë fizik në Tiranë, duke sjellë një eksperiencë elegante që kombinon luksin modern me trashëgiminë mbi 130-vjeçare të brand-it.
I njohur për aromat ikonike, kujdesin premium ndaj lëkurës dhe estetikën elegante, ATELIER REBUL mirëpriti miq të ftuar, partnerë, influencerë dhe dashamirës të parfumerisë në një event inaugurues plot stil dhe atmosferë ekskluzive.
Mes aromave signature, detajeve të sofistikuara dhe një ambienti elegant, të ftuarit patën mundësinë të njiheshin nga afër me universin e brand-it që prej dekadash konsiderohet një simbol i elegancës dhe traditës moderne.

Përveç parfumeve dhe produkteve premium të skincare, ATELIER REBUL sjell në Shqipëri edhe koleksione ekskluzive për ambientet e shtëpisë dhe hotelerisë, duke përfshirë aroma për ambiente, qirinj aromatikë dhe produkte të dedikuara për një eksperiencë luksi dhe mirëqenieje në çdo hapësirë.
Marlind Nuri, CEO i Atelier Rebul për Shqipërinë, u shpreh: "Jam shumë i lumtur që për herë të parë kam sjellë këtë brand ndërkombëtar në Shqipëri. Shpresoj të jetë i mirëpritur në tregun shqiptar dhe të përqafohet nga njerëzit si një nga brandet më të dashura për ta.”


Ndërsa Can Gogebakan, Drejtor i Shitjeve për Eksport, theksoi rëndësinë e këtij momenti për brand-in: "Kjo është hera e parë, por jo e fundit, e Atelier Rebul në Shqipëri. Dua të falënderoj Marlindin dhe gjithë skuadrën për punën fantastike dhe organizimin e shkëlqyer.”
Historia e ATELIER REBUL nis në vitin 1895 dhe mbetet edhe sot e lidhur me filozofinë e themeluesit Jean Cesar Reboul: “Cilësia dhe Besimi janë Trashëgimia më e Rëndësishme e Familjes Rebul.”
Me estetikën e tij elegante dhe filozofinë që bashkon traditën me luksin modern, ATELIER REBUL synon të sjellë në Shqipëri një eksperiencë unike të kujdesit personal dhe aromave premium, të frymëzuar nga arti i parfumerisë ndër vite.

