Mbrëmjen e sotme, Arbana Osmani u bëri me dije banorëve çfarë ka ndodhur dhe secili prej tyre do vendosë vetë nëse do vazhdojë rrugëtimin. Duke garantuar sigurinë e plotë të tyre, Arbana tha se produksioni ka vendosur ta çojë deri në fund këtë format. Arbana bëri me dije se banorët do komunikojë me familjarët dhe më pas do marrin vendimin e tyre. Nëse të gjithë duan të dalin, formati do bëjë mbyllje të parakohshme.
Vëmendje tërhoqi Luizi i cili shpërtheu në lot duke zbuluar se e njihte personalisht viktimën, Pal Kola, i cili u vra nga një plumb gjatë sulmit. Ai deklaroi se çfarëdo lloj shume që do fitonte nga BBVIP do ia dhuronte një pjesë familjes së të ndjerit.
“Unë e kam njohur dhe prej emrit rojen. Ndihem shumë keq. Jam i sigurt që kjo shtëpi është më e sigurt se çdo ambasadë. Është një masakër. Kur goditet fjala e lirë, nuk gjej emër ti vë këtij akti terrorist. Por mund të them se të gjithë bashkë mund t’ja dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit, duke pasur mbështetjen tuaj. Ju jeni forca juaj sepse jeni në lëvizje. Pavarësisht garave, të gjitha janë zero kundër kësaj. I them familjes së të ndjerit që një pjesë të konsiderueshme do ja dhuroj atyre.”- deklaroi Luizi.
View this post on Instagram