Nuk është ekzagjerim kur thuhet, falë rripit Gucci GG, rripat me logo janë bërë një nga aksesorët më të kudondodhur në rrjetet sociale.
Gjatë viteve të fundit, gjithnjë e më shumë marka kanë nxjerrë rripat e tyre me logo dhe janë një aksesor i rëndësishëm për kombinimin e ditës.
Stilistët më të njohur sugjerojnë që në gardërobën tuaj duhet të jenë të paktën 3 rripa:
-Një i hollë dhe logon gold, që vishet në përditshmëri me xhinse apo dhe fustane.
-Një i trashë, i kombinueshëm për pulovra dhe fustane të gjatë, si dhe një rrip me gura i kombinueshëm për darka. Rripin kombinojeni gjithnjë me këpucën ose me çantën.