Në përralla, magjitë ndodhin në mesnatë. Pra një dëshirë mund të realizohet ose diçka unike krijohet...

Salagadoola mechicka boola bibbidi-bobbidi-boo!

Class by Alketa Vejsiu është rikthyer dhe Midnight Magic, është pikërisht emri i koleksionit më të ri të fustaneve nga Class By AV.

Qëllimi kryesor i Class By AV është që, çdokush që bën një zgjedhje në showroom-in tonë, të përjetoj një eksperiencë të paharrueshme.

Elegancë, ngjyra, shkëlqim, punime handmade, në koleksionin Midnight Magic çdo vajzë e gjen veten. Çdo fustan është unik dhe i papërsëritshëm!

Suksesi i këtij koleksioni nis me 'fuqinë gjithëpërfshirëse'. Të gjitha mund ta gjejnë atë që duan. Qoftë një festë, ditëlindje, event, mbrëmje gala apo mbrëmje mature/minimature. Atë që ti zgjedh, mund ta kesh vetëm ti!

Nëse ke ende pikëpyetje dhe imagjinata jote ka kaluar mbi Midnight Magic, atelia e Class By AV, mund të bëj realitet çdo dëshirë për veshjen që ti ke menduar, nëpërmjet pëlhurave ekskluzive, stilimit profesional dhe punimit handmade. Të ndjerit e veçantë në ngjarje me rëndësi është kujtimi më i bukur që mbetet!

Tani ke mundësinë të përjetosh një eksperiencë të bukur në showroom-in më të ri dhe më In të momentit.

Pranë Rrugës së Kosovarëve, Class By Alketa Vejsiu, të pret për të të krijuar atë që të përshtatet vetëm ty!